Nga data 11 deri më datë 15 korrik 2022, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ishte në një vizitë studimore në Republikën e Gjeorgjisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Gjeorgjisë (KQZ) priti përfaqësues të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ku u mbajtën takime ndërmjet dy komisioneve zgjedhore. Kryetari i KQZ-së, Gjorgi Kalandarishvili, delegacionit të KSHZ-së i prezantoi risitë në teknologjinë zgjedhore të zbatuara në vitet 2021-2022. Nikoqirët ishin gjithashtu të interesuar të mësojnë më shumë rreth përdorimit të teknologjisë zgjedhore nga KSHZ.
“Shkëmbimi u përvojës ndërmjet komisioneve zgjedhore është e një rëndësie vendimtare. “Sot kemi mundësinë të shkëmbejmë informacione me delegacionin e KSHZ-së për reformat dhe risitë e zbatuara nga administrata zgjedhore gjeorgjiane, si dhe të njihemi me përvojën e tyre në aspektin e inovacioneve teknologjike”, tha Gjorgi Kalandarishvili.
Në fokus të interesimit të delegacionit të KSHZ-së ishte puna e Qendrës për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Reformave dhe Trajnimeve (Qendra Trajnuese) e KQZ-së, mënyra e themelimit të saj, struktura, financimi i aktiviteteve, plani strategjik, si dhe mënyrën e zbatimit të tij.
“Qëllimi kryesor i vizitës sonë është të studiojmë funksionimin dhe aktivitetet e Qendrës së Trajnimit të KQZ-së dhe të ndajmë përvojën. Ne patëm takime të suksesshme me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe me drejtorin e Qendrës së Trajnimit, ku diskutuam për çështje të rëndësishme. Besoj se takimet e përmendura janë domethënëse për të dyja vendet dhe do të kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit tonë në të ardhmen”, tha kryetari i KSHZ-së, prof. d-r Aleksandar Dashtevski për qendrën mediatike të KQZ-së Gjeorgjiane.
Natia Zaalishvili, drejtoreshë e Qendrës së Trajnimit të KQZ-së, para anëtarëve të delegacionit bëri një prezantim duke detajuar aktivitetet e qendrës. Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e KSHZ-së u njohën me punën e Qendrës për trajnime, si dhe ndoqën trajnimet aktuale për anëtarët e komisioneve zgjedhore rajonale në temën e marrëdhënieve me publikun, të cilat i zhvilluan me të punësuarit në Sektorin për komunikime strategjike të KQZ-së.
Gjithashtu, delegacioni realizoi takim me Komisionin Zgjedhor të Qarkut Borzhomi.
Vizita studimore e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Gjeorgji është realizuar me mbështetjen e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES).
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE