Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 44 dhe nenit 88 paragrafi 1 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), ndërsa në pajtim me nenin 34 të Rregullores së përkohshme të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, numër 01-1089/1 të datës 04.07.2016 dhe në lidhje me Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, numër 09-4469/1 të datës 18.10.2016, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 01.11.2016 miratoi

 

VENDIM
për shpërndarjen e mjeteve për shpenzime xhiruese dhe shpenzime për transport të komisioneve komunale zgjedhore, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 11.12.2016

1. 80 komisioneve komunale zgjedhore ju aprovohen mjete financiare në shumë totale prej 334.000 denarë, kompenzim për shpenzime xhiruese dhe 1.320.000 denarë për shpenzime transporti, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 11.12.2016.
2. Mjetet sigurohen nga llogaria e rregullt e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, nga artikulli 02004, nga mjetet për aktivitete zgjedhore, sipas pasqyrës në vijim…(më shumë)

Skip to content