Në bazë të nenit 196-b tp Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës ës Maqedonisë“, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16 dhe 136/16) dhe nenit 5 të Udhëzuesit për veprim me paraqitjet e qytetarëve shënimet e të cilëve në Listën e zgjedhësve pas kontrollimit administrativ dhe në terren janë shënime të dyshimtë, gjegjësisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave të qytetarëve lëndë e kontrollit në Listën e zgjedhësve, Komisioni shtetëror i zjedhjeve në mbledhjen e 48-të të mbajtur me 25.07.2016 aprovoi këtë
V E N D I M
për hapjen e zyrave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në selite e njësive të vetëqeverisjes lokale ku do të realizohet paraqitja
neni 1
Për shkak të paraqitjes së qytetarve shënimet e të cilëve në Listën e zgjedhësve pas kontrollimit administrativ dhe në terren janë shënime të dyshimtë, gjegjësisht për të cilët ka mospërputhje të të dhënave të qytetarëve lëndë e kontrollit në Listën e zgjedhësve, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të hapë zyra shtesë në selite e njësive të vetëqeverisjes lokale ku do të realizohet paraqitja…(më shumë)