Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 22.11.2016 solli këtë

UDHËZIM
Për zbatimin e nenit 111 paragrafi 1,2 dhe 3 të Kodit zgjedhor
– për persona të sëmurë dhe të pafuqishëm –


Neni 111, paragrafi 1,2 dhe 3 i Kodit zgjedhor

1) Votuesi i cili nuk është në gjendje të votojë në vendvotim (person i sëmurë apo i pafuqishëm sipas udhëzimit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve), ndërsa dëshiron të votojë, për atë do ta informojë komisionin komunal zgjedhor, respektivisht Komisionin zgjedhor të qytetit të Shkupit, më së voni shtatë ditë para ditës së përcaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.
2) Njoftimi i dhënë nga paragrafi 1 i këtij neni vlen edhe për rrethin e parë edhe për rrethin e dytë të zgjedhjeve.
3) Njoftimi nga paragrafi 1 i këtij neni mund të jepet edhe nëpërmjet personit të autorizuar.

1. Me fjalën person i sëmurë ose i paaftë nënkuptojmë, person i cili nuk është në gjendje ti kryejë nevojat elementere jetësore (nuk është në gjendje të lëvizë nëpër banesë as duke shfrytëzuar mjetet ndihmëse përkatëse , të mirëmbajë higjienë personale, të vishet, të ushqehet, as të kryejë veprime tjera të mjaftueshme për plotësimin e nevojave elementare jetësore), përkatësisht personi është i palëvizshëm, krejtësisht i verbër, i sëmurë prej distrofisë ose sëmundjeve të ngajshme muskulare dhe nervore muskulore, nga paraliza cebrale ose paraliza fëmijërore ose paraplegji).
2. Njoftimi se personi ka dëshirë të votojë, i dorëzohet Komisionit komunal të zgjedhjeve ku personi e ka adresën e përhershme të banimit. Përveç njoftimit deri te Komisioni komunal i zgjedhjeve, duhet të dorëzohet në origjinal ose kopje edhe prova medicinale për sëmundjen ose aktvendimi për shërbimin e përkujdesjes prej personit të tretë për sëmundjet e cekura në pika 1 të këtij Udhëzimi)…(më shumë)

Skip to content