Në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 2 të Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 51/11,, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 dhe 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 22.11.2016 miratoi këtë

UDHËZIM
për zbatimin e nenit 111 paragrafi 4,5, 6 dhe 7 të Kodit zgjedhor
– për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm –


Neni 111, paragrafi 4,5.6 dhe 7 i Kodit zgjedhor

(4) Këshilli zgjedhor, personit nga paragrafi (1) të këtij neni, në shtëpinë e tij do ti mundësojë të votojë në mënyrë me të cilën do të sigurohet fshehtësia e votimit.
(5) Këshilli zgjedhor për votimin nga paragrafi (3) të këtij neni siguron kuti të veçantë të votimit e cila dërgohet e zbrazur në shtëpinë ku banon votuesi .
(6) Këshilli zgjedhor votimin nga paragrafi (3) të këtij neni e shënon në procesverbal.
(7) Kryetari i i komisionit komunal të zgjedhjeve, përkatësisht i komisionit zgjedhor të Qytetit të Shkupit i lajmëron përfaqësuesit e autorizuar të listave për ditën dhe kohën e votimit nga paragrafi (3) i këtij neni.

1. Personat e pafuqishëm dhe të sëmurë votimin e kryejnë sipas vendit të banimit në shtëpitë e tyre. Zgjedhësi i cili është i pafuqishëm ose i sëmurë mund të votojë edhe në shtëpinë e personit të afërt me adresë të ndryshme nga ajo që është shënuar në dokumentin e identifikimit, me kusht që ajo adresë të gjendet në territorin e komunës ku votuesi voton.
Në atë rast, në njoftimin dërguar deri te KKZ-ja duhet të theksohet edhe adresa ku gjendet personi.
2. Komisioni komunal zgjedhor kryen kontrollin elektronik në Listën zgjedhore për të gjithë personat e paraqitur në mënyrë të rregullt si të sëmurë dhe të pafuqishëm.
Pas pranimit të njoftimit për votim të personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në përputhje me Udhëzimin për zbatimin e nenit 111 paragrafet 1,2 dhe 3, të Kodit zgjedhor, komisioni komunal zgjedhor përpilon listë të të gjithë njoftimeve të pranuara dhe të njejtët i shpërndan deri te këshillat përkatës zgjedhorë të cilët do duhet të zbatojnë votimin për këta persona…(më shumë)

Skip to content