Ne bazë të nenit 49 ,  paragrafi (1) të Kodit zgjedhor (“Gazeta zyrtare e RM”, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08 dhe 163/0844/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16, 142/16 dhe 67/17), Komisioni shtetëror të zgjedhjeve më daten 18.gusht  2017, miratoi:

 

THIRRJE PUBLIKE
për за kontrollimin e të dhënave në Listën zgjedhore

 

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i njofton gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë se shikimi publik i të dhënave në Listën zgjedhore do të fillojë më 21 gusht 2017 dhe do të zgjasë deri më 9 shtator 2017.

Shikimi publik në Listën zgjedhore zbatohet në njësitë rajonale dhe zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve dhe si shtesë zyrat e hapura dhe në selitë e Vetëqeverisjes lokale në kohë prej ora 8:30 deri në ora 17:00, duke i përfshi edhe ditët e fundjavës (vikendit) dhe festat. Më 9 shtator 2017 shikimi publik do të zgasë deri në ora 24 :00.

Lista zgjedhore në shikim publik do të vihet me gjendjen e të dhënave dhe atë:

  • Qytetarë të moshës madhore që kanë mbushur 18 vjet me letërnjoftim apo pasaportë valide në ditën e votimit (15 tetor 2017),
  • Persona të vdekur 30 ditë para shpalljes së zgjedhjeve (06 korrik 2017) dhe
  • Të dhëna tjera të Listës zgjedhore në ditën e shpalljes së zgjedhjeve(06 gusht 2017)…(më shumë)
Skip to content