Në selinë e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve u mbajt takimi ndërmjet anëtarëve të Komisionit dhe anëtarëve të misionit vëzhgues të OSBE / ODIHR, me rastin e përfundimit të rrethit të parë të Zgjedhjeve për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2019.

Në takim u diskutua për realizimin e procesit zgjedhor në tërësi, veprimet e ndërmarra të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve që të mundësohet proces demokratik dhe korrekt si dhe për zbatimin e votimit gjatë ditës së Zgjedhjeve 21.04.2019.

Temë e diskutimit ishte edhe deklarata për vlerësimin dhe konkluzionet e përpunuara nga ana e Misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve. Komisioni shtetëror iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe vërejtjeve të parashtruara nga ana e anëtarëve të Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Sa i takon disa vërejtjeve dhe sfidave, të cilave duhet t’u përgjigjemi në të ardhmen, rrethi i parë i këtyre Zgjedhjeve është vlerësuar si proces i qetë, i rregullt dhe transparent.

Të dy palët presin që edhe rrethi i dytë i procesit zgjedhor të realizohet në atmosferë korrekte dhe demokratike, ndërsa për suksesin e tërësishëm zgjedhor, bashkëpunimi dhe transparenca ndërmjet dy palëve do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content