Sot, anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kishin takim me ambasadoren e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, znj. Xhilian Strik, zëvendësin e shefit të misionit, Marcel Nagi dhe një analist të ekipit vëzhgues.

Në takim, të dyja palët kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi gjatë procesit zgjedhor dhe e konfirmuan nevojën për komunikim të ndërsjellë intensiv për sa i përket cekjes së nevojave të identifikuara për përmirësimin e procesit si dhe rekomandime konkrete për proceset e ardhshme zgjedhore.

Në kuadër të takimit të fundit të misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR për zgjedhjet në shtetin tonë, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja nga procesi zgjedhor me analizë të shkurtë dhe propozime për aktivitete të mëtutjeshme dhe mundësi për përmirësimin dhe zhvillimin e procesit zgjedhor.

Kryetari i KSHZ-së, Prof. Dr. Aleksandar Dashtevski falënderoi misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR për angazhimin dhe përkrahjen që në vazhdimësi e ka fituar KSHZ-ja për zgjedhjet dhe e theksoi rëndësinë e misionit për zhvillim të procesit zgjedhor dhe vlerave demokratike.

“Zgjedhjet u zbatuan në nivelin më të mirë të mundshëm dhe ne vazhdojmë me përmbushjen e detyrimeve tona. Unë kam pritshmëri që deri në fund edhe këto ditë të kalojnë në atmosferë demokratike, ashtu siç edhe e nisëm procesin zgjedhor”, theksoi Dashtevski gjatë takimit.

Në takim, ambasadorja Strik tha se është privilegj të punohet në aktivitetet zgjedhore në Maqedoni.
“Raporti jonë preliminar ka dhënë vlerësim pozitiv për procesin zgjedhor me parregullsi të vogla. Me vëmendje jemi duke e përcjell procesin e negociatave dhe do ta vlerësojmë atë në bazë të transparencës, veprimit të kohshëm dhe përputhshmërisë me normat. Puna jonë është t’i vlerësojmë procedurën dhe procesin zgjedhor, e jo anën politike, prandaj jemi të interesuar vetëm për aspektin administrativ”, deklaroi shefja e misionit OSBE/ODIHR, Strik.

Para përfaqësuesve të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, diskutuan edhe nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu dhe anëtarët Boris Kondarko dhe Boban Stojanovski.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content