Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në seancën e mbajtur më datë 25.04.2019, i shqyrtoi dhe vendosi sipas kundërshtimeve (ankimimeve) të parashtruara nga përfaqësuesi i autorizuar. Në seancë ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i autorizuar i parashtruesit të listës për Kryetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2019, Gordana Siljanovska Davkova.
Sa i takon kundërshtimeve të parashtruara u vendos në mënyrën si vijon:
- Kundërshtimi Pa1 9 67 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 0006 Berovë, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
- Kundërshtimi Pa1 9 68 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2053 Bogovinë, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
- Kundërshtimi Pa1 9 69 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 0684/1 Kavadar, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
- Kundërshtimi Pa1 9 70 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 1075 Kumanovë, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
- Kundërshtimi Pa1 9 71 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 682 Kavadar, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
- Kundërshtimi Pa1 9 72 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 1091 Kumanovë,pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
- Kundërshtimi Pa1 9 73 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 1338 Оhër, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
- Kundërshtimi Pa1 9 74 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin, 2208 Veles, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
- Kundërshtimi Pa1 9 75 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin, 2688 Аеrodrom, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
- Kundërshtimi Pa1 9 76 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2808 Qendër, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
- Kundërshtimi Pa1 9 77 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2830 Qendër, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 5 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
- Kundërshtimi Pa1 9 78 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 0816 Kërçovë, pas shqyrtimit të kryer u konstatua cenim në përputhje me nenin 151 paragrafi (1) аlineа 1 dhe 6 të Kodit zgjedhor, në mënyrë unanime u pranua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve. Me Aktvendim në këtë Vendvotim u anulua votimi.
- Kundërshtimi Pa1 9 79 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2805/1 Qendër, pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
- Kundërshtimi Pa1 9 80 i datës 23.4.2019, për Vendvotimin 2844 Qendër,pas shqyrtimit të detajuar, në mënyrë unanime u refuzua nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve.
Rezultatet e Vendvotimeve të anuluara nuk ndikojnë në rezultatet në nivel shtetëror dhe për këtë arsye nuk do të ketë rivotim dhe më datë 5.5.2019, do të votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve.
Në lidhje me punën e Këshillave zgjedhorë në këto Vendvotime, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mënyrë unanime vendosi që të njëjtët të shkarkohen nga funksioni i tyre. Në ato Vendvotime ku mund të përcaktohet se në cilin ndërrim ka ndodhur cenimi, do të shkarkohet ai ndërrim i Këshillt zgjedhor, ndërsa aty ku nuk mund të përcaktohet koha e kryerjes së cenimit do të shkarkohet e gjithë përbërja e Këshillit zgjedhor.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, i obligoi Komisionet komunale përkatëse të zgjedhjeve dhe shërbimet profesionale të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve të ndërmarrin aktivitet për formimin e Këshillave zgjedhorë për Vendvotimet përkatëse si dhe edukimin e tyre.