Në bazë të nenit 31 paragrafi 2, pika 37 të Kodit zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë“, nr. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14 dhe 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 и 142/16), ndërsa në lidhje me zbatimin e nenit 31 paragrafi 2 pikat 28a, 28gj, 30 dhe 35, paragrafi 4, paragrafi 7, neni 37 paragrafi 2 pika 17, neni 69-а paragrafi 3, neni 147, neni 148, neni 149, neni 149-а, neni 150 dhe neni 151 të Kodit zgjedhor të Republikës së Maqedonisë, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e mbajtur më 05.07.2017 e miratoi këtë

RREGULLORE
PËR MËNYRËN DHE PROCEDURËN PËR ZGJIDHJEN E KUNDËRSHTIMEVE

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Me këtë Rregullore përshkruhet mënyra dhe procedura për kundërshtimet për shkeljet e supozuara të rregullave për fushatën zgjedhore nga neni 69-а, për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore të parashtruesve të listave nga neni 148 dhe të zgjedhësve nga neni 149 dhe 149-а, në lidhje me nenin 147 dhe për anulimin dhe përsëritjen e votimit nga neni 151 i Kodit zgjedhor.

Neni 2
Qëllimi i Rregullores është që të:
– sigurojë shqyrtim dhe vendimmarrje të pavarur, të paanshme dhe të drejtë për lëndët lidhur me zgjedhjet;
– rregullojë formën dhe përmbajtjen e kundërshtimit dhe të sqarohet mënyra e parashtrimit të kundërshtimit te Komisioni shtetëror i zgjedhjeve;
– rregullojë procedurën për regjistrimin e kundërshtimeve, mënyrën e kontrollit të dëshmive, kqyrjen në materialin zgjedhor, njoftimin e palëve të interesuara dhe publikut, procedurat për analizën dhe vendimmarrjen për kundërshtimet, anulimin dhe përsëritjen e votimit;
– rregullojë procedurën për monitorimin operativ të kundërshtimeve dhe qasjen te databaza e të dhënave…(më shumë)

Skip to content