Më 16 shkurt, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbajti të parën nga seria e punëtorive të planifikuara për gazetarë.
Qëllimi i punëtorisë ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet KSHZ-së dhe punonjësve të medias në drejtim të arritjes së misionit tonë të përbashkët: ndarjes së informacionit në kohë, të saktë dhe të besueshme me publikun.
Në punëtori, pjesëmarrësit shqyrtuan oraret e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, si dhe patën mundësinë të hapin diskutime për çështje të ndryshme me interes për publikun.
Të gjithë të pranishmit e vlerësuan pozitivisht seminarin dhe theksuan se do të jetë shumë i dobishëm për raportimin për zgjedhjet e vitit 2024.
Punëtorinë e organizuam në përputhje me aktivitetet e parapara me Memorandumin e Bashkëpunimit me MIA.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE