Si vazhdimësi e bashkëpunimit, dhe ndërlidhje të projekteve tashmë të finalizuara – Faqja e re e internetit dhe Platforma për mësim, më datë 16.11.2022 në KSHZ u mbajt një takim i përbashkët pune me përfaqësuesit e IFES, ku u diskutua dhe u prezantua zhvillimi, qëllimet, përmbajtja dhe funksionaliteti i projektit të ri – Portali për zgjedhje, realizimi i të cilit është ndihmuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Portali për zgjedhje do të jetë një mjet dhe platformë e re efikase dhe praktike e KSHZ-së që do të përmbajë në një vend të gjitha rezultatet në dispozicion të të gjitha llojeve të zgjedhjeve të mbajtura në të gjithë territorin e RMV-së, veçmas dhe në detaje sipas vendvotimeve, komunave dhe njësive zgjedhore, si dhe të dhënat për listat e kandidatëve dhe partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Ai gjithashtu do të përmbajë informacion GPS për vendndodhjen e vendvotimeve, aksesin e tyre për personat me aftësi të kufizuara dhe të dhëna të tjera statistikore me interes, të ndara sipas gjinisë dhe përkatësisë etnike.

 “Portali për zgjedhje do të mundësojë rritjen e transparencës, përmirësimin dhe lehtësimin e aksesueshmërisë, si dhe rritjen dhe thjeshtimin e ndjeshëm të aksesit në të dhënat për pjesëmarrësit në zgjedhje dhe në rezultatet e zgjedhjeve, krahasimin e tyre, analizën dhe hulumtimin, dhe të gjitha këto të dhëna mund t’i shfrytëzojnë të gjithë qytetarët e interesuar, mediat, partitë politike, organizatat joqeveritare”, theksoi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

 Portali për zgjedhje do të prezantohet për publikun deri në fund të këtij viti.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content