POLITIKA PËR KUALITET
Misioni
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve garanton votim të barabartë, të përgjithshëm dhe të drejtëpërdrejtë, i cili ushtrohet në zgjedhje të lira me votim të fshehtë dhe siguron kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Përmes realizimit të suksesshëm të zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vendos themelet e demokracisë dhe kontribuon në rritjen e besimit në procesin zgjedhor dhe demokratizimin e institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vizioni
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, si institucion profesional dhe i pavarur, në punën e tij udhëhiqet në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe standardet përgjithësisht të pranuar nërkombëtare, konventat dhe praktikat e mira në zgjedhje. Në hap me trendet botërore, KSHZ-ja vendos teknologji të reja për të përmirësuar procesin zgjedhor. Përmes zbatimit efikas dhe efektiv të procesit zgjedhor, KSHZ-ja siguron që të gjitha palët e interesuara në procesin zgjedhor të kenë qasje të barabartë në ushtrimin e të drejtave të tyre zgjedhore.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përcakton dhe vepron në realizimin e qëllimeve cilësore, sipas postulateve themelore të mëposhtme:
- zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve administrative për të funksionuar me sukses
- trajnimi i vazhdueshëm i stafit dhe rritja e kompetencave të tyre
- Përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit të menaxhimit të cilësisë, nëpërmjet përmbushjes së plotë të kërkesave të standardit ndërkombëtar ISO 9001:2015
- respektim i rregulloreve ligjore në fuqi
- rritja e kënaqësisë së qytetarëve
- përmirësimi i vazhdueshëm i proceseve të punës, sipas informacionit të dokumentuar të përcaktuar
- zbatimi i proceseve zgjedhore efikase, ligjore dhe profesionale
- përgjegjësi individuale dhe kolektive gjatë punës.
Politika e cilësisë është në dispozicion të opinionit dhe është detyrim për të gjithë të punësuarit.