Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot mbajti seancën e 88-të ku shqyrtoi dhe njëzëri i konfirmoi listat e kandidatëve për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2024. Komisioni konstatoi se listat e kandidatëve të Stevo Pendarovskit, Stevço Jakimovskit, Maksim Dimitrievskit, Arben Taravarit, Biljana Vankovska Cvetkovskës, Bujar Osmanit dhe Gordana Siljanovska Davkovës ishin dorëzuar me kohë dhe dha afat prej 48 orësh për kandidatët Stefço Jakimovski dhe Arben Taravari të dorëzojnë llogari transaksioni dhe numër të vetëm tatimor.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancë njëzëri miratoi Udhëzimin për dukjen e bexheve për identifikimin e organeve zgjedhore, administratës zgjedhore, përfaqësuesve të autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vendas për zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2024.
Në seancën e sotme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve janë shqyrtuar kërkesat për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e ardhshme në vend, të parashtruara nga OSBE/ODIHR. Komisioni pranoi njëzëri të 34 kërkesat e OSBE/ODIHR-it dhe, në përputhje me rrethanat, do t’u sigurojë vëzhguesve autorizimet dhe bexhet e duhura me të cilët do të identifikohen gjatë procesit zgjedhor.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE