Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i njofton radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe medit elektronike (portalet e internetit), që do të sigurojnë reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore në Zgjedhjet për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës në vitin 2022, se janë të obliguar të regjistrohen në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në afat prej 3 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve.

Radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) dorëzojnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve “Kërkesë për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (portalet e internetit)”, detyrimisht të bashkangjitur në shtojcë gjendjen rrjedhëse të lëshuar nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më të vjetër se 30 ditë.

Kërkesat për regjistrim me gjendjen rrjedhëse të bashkangjitur parashtrohen në mënyrë elektronike në adresën elektronike: [email protected] ose në arkivin e KSHZ-së në bulev.”Kirili dhe Metodi” nr.54, 1000 Shkup (jo më vonë se ora 24:00 më datë 07 shkurt 2022).

Në bazë të kërkesave të dorëzuara për regjistrim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të përgatisë “Regjistër të radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portalet e internetit)” të cilët do të ofrojë shërbime të reklamave të paguara politike gjatë Zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mavrovës dhe Rostushës dhe kryetar të komunës së Qendër Zhupës në vitin 2022. Regjistri me kërkesat e parashtruara dhe të pranuara për regjistrim në regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portalet ) do të publikohet publikisht në ueb faqen e Komisionit.

Radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar që në afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve të përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik për pjesëmarrësit në procesin zgjedhor (jo më vonë se data 9 shkurt ora 24:00).

Radiodifuzerët dhe mediat e shtypit në përputhje me Udhëzimin e miratuar për mënyrën dhe procedurën për konfirmimin e çmimit të arritur mesatar për reklamim të paguar politik nr.11-281/1 të datës 04.02.2022 nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë të obliguar që listat e çmimeve për reklamat e paguara politike për çdo media veç e veç t’i aplikojnë edhe gjatë fushatës zgjedhore dhe në këtë rast çmimi mesatar (mesatarja aritmetrike) për sekondë për një ditë të fituar sipas periudhave të ndryshme të çmimeve dhe reklamave si më poshtë: Periudha 1 – nga ora 00:00 deri në ora 08:00, Periudha 2 – nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe Periudha 3 – nga ora 16:00 deri në ora 24:00 për radiodifuzerët për reklama të pagaura politike, si dhe çmimi i qirasë së hapësiës reklamuese. në median e shtypit nuk duhet të tejkalojë çmimin e përgjithshëm mesatar të reklamimit të çdo radiodifuzeri të llogaritur veçmas në pesë ciklet e fundit zgjedhore të mbajtura në nivelin gjithë territorit të shtetit, ndërsa për mediat elektronike (portalet e internetit) çmimin qirasë së hapësirës reklamuese në portalin e internetit për reklamim të paguar politik nuk duhet të tejkalojnë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur për pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk kanë marrë pjesë në të gjitha 5 ciklet e kaluara zgjedhore, çmimi për reklamim të paguar politike nuk mund të tejkalojë çmimin mesatar të reklamimit të llogaritur në pesë ciklet e fundit zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i obliguar që t’i konfirmojë dhe publikojë në ueb faqen e tij listën e çmimeve të dorëzuara me çmimet mesatare të llogaritura të verifikuara nga radiodifuzerët dhe mediat e shtypit, si dhe t’i publikojë listat e çmimeve me çmimet e verifikuara nga mediat elektronike (portalet e internetit ), në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (3) dhe (9) të Kodit zgjedhor, në afat prej 10 ditësh nga skadimi i afatit për dorëzimin e listave të çmimeve të përcaktuara në paragrafin (3) të këtij neni.

Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstaton parregullsi në listat e çmimeve të radiodifuzerëve dhe mediave të shtypit, e njofton median përkatëse që brenda 72 orëve nga marrja e njoftimit të bëjnë korrigjimin e listës së çmimeve.

Arkiva e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të bëjë pranimin e kërkesave për regjistrim në Regjistrin për radiodifuzerë, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) më datë 06.02.2022 (e diel), nga ora 10:00 deri në orën 18:00..


KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Njoftim për regjistrim dhe dorëzim të listave të çmimeve të mediave për reklamim të paguar politik

Skip to content