Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, njofton se përgatitjet për fillimin e kontrollimit në terren janë duke u zhvilluar në mënyrë të përforcuar. Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka përfunduar me shtypjen e materialit të nevojshme për realizimin e kontrollimit, ndërsa në vijim është procesi i distribuimit të materialit nëpër njësite rajonale dhe zyrat e KSHZ-së.

Në të njejtën kohë zhvillohet edhe edukacioni i anketuesve të angazhuar, të cilin e zbatojnë kontrollorët, përkatësisht të punësuarit nëpër njësitë rajonale dhe në zyrat e KSHZ-së.

Menjëherë pas mbarimit të këtyre dy proceseve, të cilët zhvillohen paralelisht, do të fillojë edhe kontrollimi në terren.

Në lidhje me informacionet që u shfaqën në disa media, për CD-të e të dhënave nga kontrollimet e kryqëzuara, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ju njofton se me kërkesë të anëtarëve të Komisionit, në suazat e të drejtës për t’i marë ato të dhëna dhe të kryerjes së kompetencave të tyre si anëtarë iu janë dhënë të njejtat.

Për arsye të trasparencës së procesit, Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në seancën e parë të ardhshme do të diskutojë për mundësinë e shpalljes së të dhënave jokonzistente në internet faqen e saj.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content