Komisioni shtetëror i zgjedhjeve informon se nga 13 mars 2016 – e diel në ora 24:00, opsioni për paraqitjen/parashtrimin e shënimeve jokonzistente në Listën zgjedhore në veb faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve do të mbyllet. Kjo për arsye se për parashtrimet e arritura duhet kohë që Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mënyrë përkatëse ti përpunojë, ti krahasojë me të dhënat nga kontrollet e kryqëzuara dhe të caktojë se cilat prej rasteve të parashtruara duhen të jenë lëndë e kontrolleve në terren.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve e informon opinionin se raportin për rezultatet e dala nga kontrollet e kryqëzuara, do ta shqyrtojë në seancë/mbledhje publike më 16 mars 2016 – të mërkurën. Menjëherë pastaj do të fillojnë përgaditjet dhe aktivitetet për zbatimin e kontrolleve në terren.
Të gjithë qytetarët që nuk kanë shfrytëzuar mundësinë e parashtrimit të parregullsive të të dhënave në Listën zgjedhore në veb faqe, do mund ta bëjnë të njejtën edhe më tej nëpërmjet njësive rajonale dhe zyrave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve me të gjithë parashtrimet e arritura në mënyrë adekuate do të veprojë, në atë mënyrë që pjesë e lajmërimeve të qytetarëve do të jenë lëndë e kontrollit administrativ nëpërmjet evidencave të organeve kompetente, kurse parashtrimet e qytetarëve për gabime në evidencat për vendbanimet, pas përcaktimit të bazës për të njejtat, do të veprohet pas kontrolleve të kryqëzuara.
Nga dita e shpalljes së Listës zgjedhore në veb faqe, me të dhëna : emri, mbiemri dhe adresa e votuesit, në pajtim me nenin 31 paragrafi 2 pika 28-g, deri më sot, mundësinë për parashtrimin e parregullsive të të dhënave e kanë shfrytëzuar rreth 5000 qytetarë.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve falemnderon qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive në përpjekjet për pastrimin e Listës zgjedhore.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE