Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të votuesve që do të marrin pjesë në Zgjedhjet për kryetar të komunave dhe anëtar të këshillave komunale dhe Qytetit të Shkupit në vitin 2017 se shorti për ta përcaktuar renditjen në listën e kandidatëve do të mbahet të martën, 19 shtator në orën 12:00.
Shorti do të mbahet në selinë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në sallën e madhe, kati i katërt.
Gjithashtu, i ftojmë përfaqësuesit e autorizuar të partive politike, të koalicioneve dhe të grupeve të votuesve të cilët do të marrin pjesë në Zgjedhjet lokale 2017, të marrin pjesë në shortin, respektivisht në konfirmimin e numrave rendor në listën e vetme të kandidatëve.
Ata me vete duhet të mbajnë autorizim nga parashtruesi i listës.