Fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të caktuara për tu mbajtur më 11 dhjetor të këtij viti do të fillojë më 21 nëntor (e hënë).
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve rikujton se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në fillimin e fushatës zgjedhore, radiodifuzerët dhe mediumet e shkruara nuk guxojnë të emitojnë, përkatësisht të publikojnë reklamime politike.
Gjithashtu, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve e deri në mbarimin e tyre, radiodifuzerët, mediumet e shkruara dhe mediumet elektronike (internet portalet) nuk guxojnë të emitojnë, përkatësisht të publikojnë reklama të financuara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, nga buxhetet e komunave dhe të Qytetit të Shkupit dhe të gjithë personave të tjerë, të cilëve me ligj u është deleguar kryerja e autorizimeve publike.
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, për shkelësit e këtyre dispozitave do të inicojë ngritjen e procedurave përkatëse në pajtim me kompetencat e tij. Shumat e gjobave për shkeljet e tilla janë të përcaktuara në nenin 181 dhe 182 të Kodit zgjedhor.