Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratua Plotësimi i konkluzionit për njoftimin për rezultatet përfundimtare nga votimi për zgjedhje të kryetarëve të komunave dhe të kryetarit të Qytetit të Shkupit, pas ciklit të dytë të mbajtur zgjedhor më 31 tetor 2021, për komunat përkatëse.

Në seancë u shqyrtua dhe u vendos për kundërshtime të parashtruara nga paraqitës të listave të kandidatëve në procedurën për votim, mbledhje dhe verifikim të rezultateve nga votimi.

Në afatin e përcaktuar ligjor, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve janë parashtruar kundërshtime nga më shumë paraqitës të listave edhe atë Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas BPRM, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe Grupi i zgjedhësve “Enver Pajaziti”.

Përkatësisht, meqë kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi i Përhershëm Radikal Maqedonas BPRM, nuk janë parashtruar në pajtim me nenin 148 të Kodit Zgjedhor, përkatësisht nuk janë parashtruar nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar dhe janë dorëzuar në komisionin komunal të Zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi njëzëri.

Një pjesë e kundërshtimeve të parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI dhe të gjitha kundërshtimet e parashtruara nga Grupi i zgjedhësve “Enver Pajaziti” janë refuzuara njëzëri për shkak se nuk janë mbështetur me fakte dhe prova. Në konstatimet në kundërshtimet nuk kishte asnjë arsyetim për konstatimet për mospërputhje në të dhënat nga procesverbalet,ndërsa në procesverbalet dhe ditaret e ngjarjeve, nuk kishte vërejtje nga përfaqësues të autorizuar të paraqitësve të listave ose anëtarëve apo zëvendësve të këshillave zgjedhorë.

Lidhur me këtë është theksuar që parashtruesit e kundërshtimeve nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën dhe mundësinë që ofrohet në pajtim me Kodin Zgjedhor për t’uj vepruar në rast të parregullsive eventuale në procedurën e votimit dhe mbledhjes së rezultateve, të shënohen vërejtje për parregullsi eventuale nëse janë evidentuar.

Gjithashtu, në shtojcë të kundërshtimeve nuk janë dorëzuar fakte ose prova tjera për konstatimet që janë paraqitur në ato (në pajtim me nenin 116 paragrafin (3) të Kodit Zgjedhor), diçka që është konstatuar pas kontrolleve dhe këqyrjeve të shumëfishta në procesverbalet dhe materialin tjetër të besueshëm zgjedhor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Lidhur me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, nga Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve në pajtim me nenin 148 paragrafi (3) i Kodit Zgjedhor, ndërsa në lidhje me nenin 108-а pika 10 e ligjit të njëjtë, pas propozimit të anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është zbatuar kontroll në materialin votues, por është konstatuar se të gjitha të dhënat përputhen, ndësa konstatimet në kundërshtimet nuk janë të bazuara dhe ato janë refuzuar.

Vetëm në lidhje me kundërshtimet e parashtruara nga Bashkimi Demokratik për Integrim, për Vendvotimin 2107 Zhelinë, është konstatuar që një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm, ndërsa në Raportin nga pajisja për identifikim biometrik të votuesve nuk përputhen të dhënat nga Procesverbali nr. 16 dhe konform kësaj, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e pranoi kundërshtimin dhe e anuloi votimin në këtë vendvotim.

Aktet e miratuara do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content