Лого ДИК новости

Në seancë u miratua Vendimi për anulimin e ndryshimit të Udhëzimit për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme nr.10-689/1 nga data 03.03.2020, miratuar me numër 08-3154/1 nga 26 tetori 2021.

Gjegjësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në seancën e djeshme nuk e ka hequr vulën e fletëvotimit. Vulosja e fletëvotimit është e detyrueshme në pajtim me nenin 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor. Kështu, çdo anëtar i Këshillit Zgjedhor që punon me fletëvotimet duhet të vendosë vulën në fletëvotim në vendin e parashikuar për vulën.

Ky ndryshim në Udhëzimin e zbatimit të nenit 110 të Kodit Zgjedhor, ka rezultuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Administrative ku ndër të tjera thuhet… “Në këtë kuptim është i papranueshëm, për shkak të lëshimeve të bëra nga anëtarët e Këshillit Zgjedhor, votuesit që kanë votuar dhe kanë shprehur vullnetin e tyre për të votuar, fletëvotimet e tyre të pavulosura të konsiderohen të pavlefshme”.

Konkretisht, Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut është ajo që i ka shpallur të vlefshme fletëvotimet pa vulë, e jo Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përkundrazi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka theksuar dhe ka kërkuar nga anëtarët e këshillave zgjedhorë që të vulosin fletëvotimet.

Për këtë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ndryshoi Udhëzimin për fletëvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme vetëm në pjesën ku thuhet se fletëvotimi është i pavlefshëm nëse nuk është i vulosur, me qëllim që të respektohet vullneti i votuesit nëse është bërë lëshim i qëllimshëm ose i paqëllimshëm nga Këshilli Zgjedhor. Njëkohësisht, theksohet se përcaktimi për fletëvotim të vlefshëm dhe të pavlefshëm përshkruhet në nenin 110 dhe nenin 115 të Kodit Zgjedhor, ndërsa procedura e votimit përcaktohet nga neni 109 i Kodit Zgjedhor, pra me ndryshimin e Udhëzimit nuk është shkelur asnjë nga nenet e përmendura të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu theksohet se në vetë fletëvotimin është shtypur numri i vendvotimit të cilit i përket fletëvotimi, gjë që parandalon çdo manipulim tjetër me të.

Duke pasur parasysh të gjitha reagimet e opinionit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve anulon ndryshimin e Udhëzimit për zbatimin e nenit 110 të Kodit Zgjedhor, përkatësisht për fletëvotim të vlefshëm dhe të pavlefshëm, me të cilin do të hyjë në fuqi Udhëzimi i mëparshëm.

Theksohet se këshillat zgjedhorë duhet të respektojnë në vazhdimësi dispozitën e nenit 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor dhe duhet të vënë vulën në fletëvotim në vendin e paraparë për vulë.

Çdo lëshim në këtë pjesë do të trajtohet si lëshim në procedurë dhe nëse konstatohet funksionimi jo i duhur i Këshillit Zgjedhor, përkatësisht mosrespektimi i ndonjë pjese të procedurës dhe veçanërisht nenit 109 paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor do të jetë lëndë për procedim penal.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content