Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u pranuan kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgues për Zgjedhjet Lokale 2021 të parashtruara nga Alxhezira Ballkan – korrespondenca Shkup, Civil, Parandalimi qytetarë “Parandalim gjatë zgjedhjeve” dhe plotësimi nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Bosnjës e Hercegovinës.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i përjashtoi anëtarët të këshillave të veçanta zgjedhore të cilët plotësonin kushtet për t’u përjashtuar dhe në përputhje me të realizoi zgjedhje të rastit për kryetarë dhe anëtarë të këshillave të veçanta zgjedhore që do të zbatojnë votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake, për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masë e vetizolimit.
Në seancë u miratua Vendimi për përcaktimin e formës së 183 vulave me numrin e vendvotimeve që i përdorin këshillat zgjedhore gjatë zbatimit të votimit ndërsa ato janë vënë jashtë përdorimit.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi për aktivitetet përfundimtare të ndërmarra pak para ditës së votimit:
- Për kryetarët dhe nënkryetarët do të realizohen trajnime shtesë për përdorimin e pajisjes për identifikimin biometrik të votuesve, të cilat planifikohen të përfundojnë deri më 15 tetor 2021. Është e nevojshme që të gjithë të marrin pjesë në trajnime, ndërsa punëdhënësit të lirojnë personat e lartpërmendur nga përgjegjësitë e tyre të punës për kohëzgjatjen e trajnimeve.
- Në ditën e zgjedhjeve, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve siguroi persona IT për mbështetje teknike për përdorim të pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve, ku një pjesë e të cilëve janë siguruar përmes Dermalog-ut, një pjesë përmes bazës së të dhënave në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe një pjesë përmes Thirrjes Publike, me këtë të gjitha komisionet komunale të zgjedhjeve do të kenë një numër adeukas të personash të IT-së, sipas numrit të vendvotimeve.
- Materiali zgjedhor është i Kompletuar. Materiali jo i besueshëm i votimit tashmë po i dorëzohet Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ndërsa materiali i besueshëm zgjedhor do të dorëzohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjever me përcjellje policore më 14 tetor 2021 (e Enjte). Pajisjet biometrike për identifikimin e votuesve do të dorëzohen më 15 tetor 2021 (e Premte), gjithashtu të shoqëruar nga policia. Materiali zgjedhor do të sigurohet vazhdimisht nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
- Pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve janë të mbushura me të dhënat e marra nga Ministria e Punëve të Brendshme. Të dhënat në to janë të koduara, ruajtja dhe transmetimi i të dhënave sigurohet me procedura të përshtatshme dhe ato nuk mund të abuzohen në asnjë fazë. Kjo vlen për të dhënat e qytetarëve që do të dalin për të votuar si dhe për të dhënat e atyre qytetarëve që nuk do të dalin për të votuar.
- Pajisja për identifikimin biometrik të votuesve i regjistron të gjitha veprimet dhe përpjekjet për të identifikuar secilin votues dhe i mban ata të mbrojtur në formën e rlogove. Për të mbrojtur procesin e votimit dhe mbrojtjen e të drejtës së votës, nëse ka të dyshuar për abuzime të mundshme nga votuesit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të jetë në gjendje të krahasojë të gjitha gjurmët e gishtërinjve të qytetarëve që kanë votuar me shenjat e gishtërinjve në bazën e të dhënave në nivel shtetëror. Kjo do të thotë se çdo përpjekje e mundshme për manipulim do të zbulohet dhe rregulli ligjor “një votues=një votë” do të sigurohet.
- Nëse ndonjë person përpiqet të votojë dy herë në të njëjtin vendvotim, ose nëse ai / ajo përpiqet të votojë përsëri në një vendvotim tjetër, përpjekja e tij / saj do të regjistrohet në pajisje dhe më vonë personi do të identifikohet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Sanksionet penale për këtë janë të mëdha.
- Pas mbarimit të votimit, të dhënat nga pajisjet biometrike të identifikimit do të zbrazen sipas procedurës së përcaktuar dhe do të fshihen brenda afatit të caktuar. Procedura do të përsëritet për komunat ku do të zhvillohet votimi në raundin e dytë.
Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se votimi për të sëmurët dhe të pamundurit do të bëhet më 16 tetor 2021 (e Shtunë). Gjithsej 7891 persona për të sëmurët dhe të paaftë paraqitën kërkesë në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për të votuar, nga të cilët 3.545 persona janë pranuar deri më tani, dhe 283 persona janë refuzuar. Përpunimi i kërkesave nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve është ende në vazhdim.
Më 16 tetor 2021 (e Shtunë), votojnë edhe personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personat të cilëve u është caktuar masë vetizolimi dhe brenda afatit të përcaktuar me ligj, janë regjistruar për të votuar gjithsej 476 persona.
Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb-faqen zyrtare të internetit.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE