Лого ДИК новости

Me qëllim që të sigurohet shqyrtim dhe marrje e vendimeve të pavarura, të paanshme dhe të drejta për kundërshtimet, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzim për mënyrën dhe procedurën e zgjidhjes së kundërshtimeve që janë në kompetencë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përmes të cilit rregullohet forma dhe përmbajtja e kundërshtimit dhe kushtet minimale, mënyra e parashtrimit dhe regjistrimit të kundërshtimit, mënyra e propozimit dhe kontrollimit të provave, shqyrtimi i materialit zgjedhor, njoftimi i parashtruesit të kundërshtimit dhe publikut, procedurat e analizës dhe vendimmarrjes sipas kundërshtimeve, anulimi dhe përsëritja e votimit, procedura për monitorimin operacional të kundërshtimeve dhe qasja në bazën e të dhënave, mënyra e ruajtjes dhe arkivimit të kundërshtimeve, dokumenteve, materialit zgjedhor dhe çështje të tjera me rëndësi ligjore për mbrojtjen e procesit zgjedhor, në lidhje me kundërshtimet e parashtruara prej zgjedhësve dhe përfaqsuesve të autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve në pajtim me nenin 69-a, 108-b, paragrafi 3, 148, 149 paragrafi 2 dhe 149-a të Kodit zgjedhor, ndërsa në lidhje me nenin 147, 147-a dhe nenin 151 të Kodit zgjedhor. Në këtë drejtim, u arsyetuan pjesët e Rregullores për mënyrën e veprimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për kontrollimin e të dhënave në pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve, që është bazë për vendimmarrje në përputhje me ndryshimet në Kodit Zgjedhor.

Të dhënat e gjurmëve të gishtërinjve nga sistemi zgjedhor i dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve nga Ministria e Punëve të Brendshme për identifikimin biometrik të votuesve në ditën e zgjedhjeve ruhen në një sistem qendror të instaluar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Ato do të importohen në pajisjet për identifikimin biometrik të votuesve që përdoren në ditën e përcaktuar për votim, dhe pas përfundimit të votimit, pajisjet u kthehen Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe ato i kthejnë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ku 10 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.në zgjedhje, gjurmët e gishtërinjve fshihen përgjithmonë. Për atë qëllim, në seancë u miratua Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën e ruajtjes, përpunimit dhe fshirjes së të dhënave të shenjave e gishtërinjve nga Lista zgjedhore.

Meqenëse Zgjedhjet lokale 2021 do të mbahen në kushte pandemie për shkak të Koronavirusit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Rekomandimet obligative për mbrojtje shëndetësore gjatë procesit zgjedhor dhe konkludoi që ato t’i paraqesë në Komisionin për Sëmundjet Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në seancë u pranuan kërkesat për marrjen e autorizimit për vëzhgues për Zgjedhjet lokale 2021 të paraqitura nga disa organizata dhe ambasada, kështu që deri në seancën e sotme për këto zgjedhje Komisioni Shtetëror Zgjedhor lëshoi gjithsej 1040 akreditime.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve realizoi zgjedhje të rastëstit për kryetar dhe anëtar të këshillave të veçanta zgjedhore që do të zbatojnë votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetëizolimit.

Sa i përket paraqitjes për votim të këtyre personave, përveç mënyrave ekzistuese të paraqitjes, është e mundur që ata të bëjnë të njëjtën gjë përmes aplikacionit https://izolacija.sec.mk.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content