Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan këto akte:  

Në pajtim me Analizën e Rrezikut tashmë të miratuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, është miratuar Politikë për vendosje të sistemit për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën rregullohet mënyra dhe procedura e përpunimit të të dhënave personale, me qëllim që të respektohen detyrimet për mbrojtjen e të dhënave personale, duke pasur parasysh që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve paraqitet si kontrollues dhe përpunues i të dhënave personale, ndërsa veçanërisht gjatë procesit zgjedhor. Në lidhje me këtë Politikë, janë miratuar Rregullorja për masat teknike dhe organizative për sigurimin e fshehtësisë dhe mbrojtjen e përpunimit të të dhënave personale; Rregullorja për përcaktimin e obligimeve dhe përgjegjësive të administratorit të sistemit informatik dhe të personave të autorizuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve; Rregullorja për mënyrën e gjenerimit të kopjes për siguri, arkivim dhe ruajtje, si dhe kthim të serishëm të të dhënave të ruajtura personale në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve; Rregullorja për mënyrën e shkatërrimit të dokumenteve, si dhe për mënyrën e shkatërrimit, shlyerjes dhe pastrimit të medias në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Rregullorja për denoncim, reagim dhe sanim të incidenteve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. 

Për shkak të situatës me Koronavirusin, personat që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 ose personave të cilëve u është përcaktuar vetë-izolim me aktvendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor,  të drejtën e tyre për të votuar do ta realizojë një ditë para ditës së caktuar për zgjedhje. Për atë qëllim, u miratua Udhëzim për regjistrimin dhe votimin e personave që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të Kovid-19 dhe personave të cilëve u është përcaktuar masë vetë-izolim. Konkretisht, risi është afati i paraqitjes, i cili është përcaktuar pesë ditë para ditës së zgjedhjeve, si dhe obligimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve me detyrës zyrtare të sigurojnë të dhëna nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, me çka lehtësohet procedura që qytetarët të mos duhet të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm personalisht. Për realizimin e këtij votimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi edhe Rregulloren për zgjedhje dhe formim të Këshillave të Veçantë Zgjedhorë, me të cilën Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të formojë Këshilla të Veçantë Zgjedhorë, që përbëhen nga tre të punonjës shëndetësorë me ç’rast edhe partitë kanë të drejtë të emërojnë një anëtar Këshillin e Veçantë Zgjedhor.  

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Udhëzimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit për sigurim, ruajtje, menaxhim dhe distribuim të materialit zgjedhor, me të cilin në pajtim me nenin 31 paragrafi 2, pika 14 dhe 14a, Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve  e dorëzon, pranon dhe e ruan materialin zgjedhor në dhe nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit Shkup. Gjithashtu me këtë Udhëzim përcaktohet materiali zgjedhor i besueshëm dhe jo i besueshëm dhe përcaktohen procedurat konkrete për ruajtjen dhe transportimin e të njëjtit nga ana e Komisionit  Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioneve Komunale të  Zgjedhjeve dhe Këshillat Zgjedhorë. Në suaza të këtij Udhëzimi për zbatimin e dorëzimit të materialit zgjedhor nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, Komisioni Zgjedhor i Qytetit Shkup dhe Këshillat Zgjedhorë, në pajtim me Kodin Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i  Zgjedhjeve i miratoi formularët: 18c, 18d, 18d, 31b, 31c, 31d, 31d, 19d, 19d, 20b, 20c dhe 22. 

Njëkohësisht, u miratua edhe Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për përcaktim të çmimit mesatar të arritur dhe të çmimit më të ulët për reklamim të paguar politik për radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe mediat elektronike (internet portalet) që dëshirojnë ta përdorin të drejtën për të marrë pjesë në reklamimin e paguar politik dhe të përdorin mjete financiare për reklamim të paguar politik për Zgjedhjet Lokale 2021. 

Më tej, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tërhoqi short dhe e përcaktoi renditjen e parashtruesve të listave të kandidatëve në fletëvotim, për zgjedhjet për anëtarë të këshillave komunalë dhe anëtarë të këshillit të Qytetit Shkup dhe kryetar komune dhe për kryetar të Qytetit Shkup, si dhe short për ndarjen e lokacioneve të panove dhe bilbordeve reklamuese për fushatën zgjedhore. 

Aktet e miratuara në këtë seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare. 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content