Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet në vijim:

Kodi për zgjedhje të drejta dhe demokratike, sipas të cilit pjesëmarrësit në procesin zgjedhor janë të obliguar të respektojnë parimet e demokracisë dhe qeverisjes së mirë, në mënyrë që të forcojnë vlerat themelore të demokracisë dhe besimin në sistemin zgjedhor. Me Kodin për zgjedhje të drejta dhe demokratike pjesëmarrësit në procesin zgjedhor obligohen të respektojnë ligjet të cilat janë përkatëse për zgjedhjet dhe obligohen të mos bëjnë presion mbi votuesit, të mos përdorin gjuhë urrejtjeje dhe të mos diskriminojnë në bazë të gjinisë.

Pastaj u miratuan Formularët: numër. 13b – procesverbal për dorëzim/kthim të PIBV-së nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, numër 14 а – procesverbal për dorëzim/kthim të PIBV-së nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Këshillin Zgjedhor, numër 15 – procesverbal për gjendjen e konstatuar të hapësirës për votim, të materialit zgjedhor dhe kutive të votimit si dhe për funksionalitetin e PIBV nga këshilli zgjedhor për vendvotim, numër 16 b – procesverbal për votim, përmbledhje dhe verifikim të rezultateve nga këshillat zgjedhorë për zgjedhje të kryetarit të komunës, numër 16 v – procesverbal për votim, përmbledhje dhe verifikim të rezultateve nga këshillat zgjedhorë për zgjedhje të anëtarëve të këshillave komunal, numër 18 v –procesverbal i posaçëm nga votimi për listë të kandidatit për zgjedhje për kryetar të Qytetit Shkup për zgjedhësit të cilët janë duke vuajtur dënim me burg ose janë në paraburgim në ent/qendër ndëshkimor korrigjues.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portaleve), bazuar në kërkesat e parashtruara për regjistrim dhe në listat e çmimeve të dorëzuara nga radiodifuzerët, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (portaleve të internetit) që do të ofrojnë reklama të paguara politike për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore për Zgjedhjet Lokale 2021.

Pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore nuk mund të porosisë reklama të paguara politike nga radiodifuzerët, mediat e shtypura dhe mediat elektronike (portalet e internetit) që nuk janë të regjistruara në Regjistër.

Gjithashtu u miratua edhe Rregullorja për mënyrën e video-mikëqyrjes në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content