Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:

Udhëzimi mbi mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesit, i cili është përgatitur në përputhje me ndryshimet ligjore të Kodit Zgjedhor, në pjesën ku i  mundësohet votuesve, vlefshmëria e dokumenteve të identitetit të të cilëve ka skaduar nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit , që të mund të ushtrojë të drejtën për të votuar, të drejtën në pjesën e mbrojtjes së votës personale, domethënë qytetarit të cilit do t’i miratohet ankimimi, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet ta regjistrojë atë në listën e votuesve dhe t’i mundësojë atij të votojë në vendvotim dhe mundësia që qytetarët të votojnë me pasaportë, në përputhje me ndryshimet në Ligjin për dokumentet e udhëtimit, me të cilin përcaktohet pasaporta dhe periudha e vlefshmërisë së saj, pra nga 31 korriku 2020 deri më 31 dhjetor 2021. Sigurisht, veprimet kryesore që lidhen me identifikimin e votuesit rrjedhin nga mënyra e re e identifikimit të votuesit, e cila bazohet në trajtimin e pajisjes identifikuese biometrike të votuesit, me të cilën do të operojë kryetari ose zëvendëskryetari i vendvotimit.

Për të kryer me sukses zgjedhjet dhe për të lehtësuar punën e administratës zgjedhore, si dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në seancën e sotme u miratuan ndryshimet në Manualin për edukimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe Manualin për edukimin e këshillave zgjedhorë, me të cilën në kohë të duhur veprohet duke patur parasysh se trajnimet nga trajnerët e certifikuar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve fillojnë nga java e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, formularët nr. 16b, nr.16v, nr.16d, nr.16g, nr.21b, nr.21v, nr.21g dhe nr.21d u miratuan për procedurat e votimit, përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve nga vendvotimi dhe në nivel të Komisionit Komunal Zgjedhor.

Gjithashtu, u miratua ndryshimi dhe plotësimi i Regjistrit të transmetuesve, mediave të shkruara dhe mediave elektronike (portaleve të internetit), me ata transmetues dhe media që vepruan sipas njoftimit nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën për marrjen e autorizimit për vëzhguesit për Zgjedhjet Lokale 2021, të paraqitur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore IFES, Zyra e Maqedonisë së Veriut.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content