Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u miratuan aktet e mëposhtme:
Udhëzimi për mënyrën e emërimit të anëtarëve të këshillave zgjedhorë me propozim të partive politike për Zgjedhjet Lokale 2021, sipas të cilit rregullohet e drejta për propozim të anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në këshillat zgjedhore, përkatësisht kjo e drejtë u takon partive politike në opozitë të ciilët në zgjedhjet parlamentare kanë fituan më shumë vota dhe partive politike në pushtet që kanë fituar më shumë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve është i obliguar të pranojë plotësisht propozimet e harmonizuara të partive politike në opozitë dhe pushtet, të cilat nga ana e tyre janë të detyruara të respektojnë parimin e vendosur gjatë formimit të këshillave zgjedhorë në komunën përkatëse.
U përcaktuan Formularët që kanë të bëjnë me aktivitetet që lidhen me: njoftimin për menjanimin e parregullsive në listën e parashtruar të kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe anëtarëve të këshillit, vërtetimin e listave të kandidatëve për kryetar komune dhe anëtarë të këshillit, vërtetimin e listës së parashtruar të kandidatit nga parashtruesi i autorizuar për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit dhe aktvendimin për vërtetimin e listës së kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit të komunës përkatësisht Qytetit të Shkupit dhe për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të komunës përkatësisht Qytetit të Shkupit.
Në seancë u miratua Kodi për vëzhgimin e zgjedhjeve për anëtarët e këshillave komunal dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarët e komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit për Zgjedhjet Lokale 2021, i cili ka për qëllim të vërtetojë procedurat për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurën për kryerjen të misionit vëzhgues të vëzhguesve të akredituar, në mënyrë që të përmirësohet integriteti dhe transparenca e procesit të votimit.
Në përputhje me këtë, Zyra e OSBE/ODIHR për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut u autorizua të vëzhgojë Zgjedhjet Lokale 2021.
Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE