Në seancë, KSHZ i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e kalendarëve të afateve për realizimin e veprimeve zgjedhore për zbatimin e Zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i pasur parasysh ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor që janë në lidhje me fushatën zgjedhore, dërgimin e raporteve me formular për donacione të fituara në llogarinë e transaksionit për fushatë zgjedhore, dërgimin e raporteve me formular për donacione të fituara në llogarinë e transaksionit për fushatë zgjedhore, të përcaktuar nga ministri i financave, në të cilat përfshihen të gjitha të dhënat e nevojshme, institucionet tek të cilat dërgohen raportet, si dhe të gjitha aktivitetet tjera lidhur me fushatën zgjedhore.
Përkatësisht, nga momenti i vërtetimi të listave të kandidatëve, për dy ciklet zgjedhore (presidenciale dhe parlamentare) e deri në fillim të fushatës zgjedhore nuk lejohet të shpenzohen mjete nga llogaria e transaksionit, e cila është e dedikuar për fushatë zgjedhore. Gjithashtu, kandidatët kanë të drejtë të organizojnë nga një ngjarje publike për promovim të listave të tyre të vërtetuara me kandidatët dhe të programeve zgjedhore.
Pastaj, KSHZ e miratoi Vendimin për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve, për të cilat shërbimi profesional, pas publikimit të tyre në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me komunikatë nëpërmjet mediave elektronike do t’i informojë qytetarët për mënyrën e publikimit të tyre.
Gjithashtu, lidhur me për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, të parashtruara nga: OSBE/ODIHR – Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut (për 31 person), Qendra për trajnime të vazhdueshme në zgjedhje, Moldavi (për dy persona), Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut (për 3 persona) dhe Qendra për hulumtime sigurie (për 29 persona), KSHZ lëshoi autorizime për vëzhgim.
Në bazë të kësaj, do të lëshohet bexh për secilin vëzhgues të akredituar, i cili do të jetë i detyruar ta respektojë Kodin për Rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore për vëzhguesit e huaj, të miratuar nga Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve.
Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE