Në seancë, KSHZ-ja miratoi Vendimin për organizimin e transportit të materialit të votimit të besueshëm dhe jo të besueshëm për zgjedhje dhe anëtarë të KZ-së nga KKZ në VV dhe anasjelltas, me të cilin obligohet KKZ-ja përmes KZ-së të organizojë dhe zbatojë transportin e materialit të votimit të besueshëm dhe jo të besueshëm për zgjedhje dhe anëtarë të KZ-së nga KKZ në VV dhe anasjelltas, në të gjitha vendvotimet në Republikën e Maqedonisë së Veriut për dy ciklet zgjedhore.
Në të njëjtën kohë, KSHZ-ja e solli edhe Rregulloren për kriteret për caktimin e kompensimit të anëtarëve të organeve zgjedhore dhe administratës zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo rregullore vlen për anëtarët e KKZ-së, KZ-së, punonjësit e shërbimit profesional, NJR të KSHZ-së, organet ndihmëse dhe të gjithë ekspertët e angazhuar për zbatimin e suksesshëm të zgjedhjeve. Këta të angazhuar do të marrin kompensim për angazhimin e tyre në bazë të disa kritereve dhe gradimeve, pra në bazë të përfshirjes së tyre në veprimet zgjedhore.
Përkatësisht, kompensimet përcaktohen në bazë të kompleksitetit dhe vëllimit të punës, veçanërisht duke pasur parasysh se do të realizohen dy cikle zgjedhore, të cilat padyshim kërkojnë më shumë angazhim, veprime, detyra dhe aktivitete. Po ashtu, për shumën e kompensimit në KKZ dhe KZ është marrë parasysh numri i VV -ve në KKZ, si dhe numri i votuesve të regjistruar në KZ.
Sipas asaj që është theksuar më lartë, kompensimi për KKZ do të rritet për 50% në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa për KZ, kryetari i KZ-së me më pak votues do të marrë kompensim prej 16.000 denarësh për të dy llojet e zgjedhjeve, ndërsa kryetari i KZ-së me më së shumti votues do të marrë kompensim prej 24.000 denarë për të dy llojet e zgjedhjeve.
Ndërkaq, anëtarët dhe zëvendës anëtarët e KZ-së do të marrin kompensim nga 12.000 deri në 20.000 denarë për të dyja llojet e zgjedhjeve.
Duke pasur parasysh se fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, KSHZ-ja informoi se lidhja e kontratave për reklamim politik të paguar ndërmjet partive politike dhe mediave sipas nenit 76-d paragrafi (5) i Kodit Zgjedhor, duhet të jetë brenda kufijve të shumave të përcaktuara në marrëveshjet reciproke detyruese me shkrim për shpërndarjen e shumave të mjeteve ndërmjet partive politike përkatëse. Nëse, për përdorimin e reklamave politike të paguara nga partitë, tejkalohen shumat e përcaktuara në marrëveshjet me shkrim, KSHZ-ja nuk ka bazë ligjore për të paguar mjete për reklamat politike të paguara në media për pjesën e shumës që nuk parashikohet në të njëjtat marrëveshje. Aq më tepër, nëse nuk nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjella, KSHZ-ja nuk ka bazë ligjore për të bërë ndonjë pagesë.
Kjo do të publikohet në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe do t’u dërgohet të gjitha mediave dhe partive politike – parashtruesve të listave për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Po ashtu, pas kërkesave për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 të dorëzuara nga: Shoqata për zhvillimin e komunitetit – Inovacione sociale “VAKE UP” – Shkup, Shoqata Qytetare CIVIL – Qendra e Lirisë – Shkup, Shoqata për Promovimin dhe Zhvillimin e një Shoqërie Gjithëpërfshirëse Inkluzive Kumanovë, Fondacioni Rom për Demokraci – Shkup, Euronews Albania, Agjencia e Lajmeve Reuters, Agjencia Evropiane e Fotolajmit – AEF, Al Jazeera Balkans, Zëri i Amerikës – Redaksia maqedonase, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës – komisioni ad hoc për monitorimin e zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Instituti Kombëtar Demokratik për Punë të Jashtme, Uashington SHBA – dega në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Qendra për Zhvillimin e Sistemeve Zgjedhore, Reformave dhe Trajnimeve (Qendra Trajnuese) e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë, Top Channel Shqipëri – dega Kosovë, OSBE/ODIHR – Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – (SHTOJCA E TRETË – vëzhgues afatshkurtër), Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Shkup, Qendra për zhvillimin e sistemeve zgjedhore, reformat dhe trajnimet (qendra e trajnimit) e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Gjeorgjisë dhe Asociacionit Evropian për Dialog dhe Demokraci – Bergen, Norvegjia, KSHZ lëshoi autorizime vëzhgimi.
Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE