Në seancë, KSHZ-ja nëp afatin e përcaktuar me ligj, i përcaktoi listat e kandidatëve për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2024
Duke pasur parasysh se parashtruesit e përcaktuar të listave të kandidatëve duhet të veprojnë sipas udhëzimeve të KSHZ-së dhe të bëjnë korrigjime në listat në njësi të caktuara zgjedhore, të njëjtat do të shqyrtohen dhe konfirmohen në mbledhjen e radhës së KSHZ-së.
Njëkohësisht, pas kërkesave për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 të dorëzuara nga: Ambasada e Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës, Zyra e OSBE-së/ODIHR Zyrat për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Ambasada e Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, KSHZ-ja lëshoi autorizime për vëzhgim.
Në seancë, KSHZ-ja, në pajtim me nenin 93 dhe nenin 95 të Kodit Zgjedhor, përcaktoi pamjen dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, ndërsa mbrojtjet e fshehta në mënyrë të veçantë të fletëvotimit u përcaktuan në pjesën e mbyllur të seancës.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE