Në seancë, KSHZ-ja miratoi vendim në afatin e përcaktuar me ligj lidhur me Kundërshtimin për mbrojtjen e së drejtës zgjedhore të parashtruesit të listës RP1 09-5 nga 26.4.2024, për VV 1112/1, Komuna e Likovës dhe pas këqyrjes së zbatuar në materialin konfidencial zgjedhor, me shumicë votash e hodhi poshtë kundërshtimin si të pabazë.
Njëkohësisht, për shkak se më 8 maj 2024 do të zbatohet rrethi i dytë i Zgjedhjeve Presidenciale 2024 si dhe Zgjedhjet Parlamentare 2024, KSHZ e miratoi Vendimin për ndarje të mjeteve shtesë për Komisionet Komunale Zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve.
Gjithashtu, KSHZ lëshoi autorizime për vëzhgim lidhur me kërkesat për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, të parashtruara nga: Radio Televizioni i Austrisë, Paneli Zgjedhor për ankesa dhe parashtresa – Kosovë, Parlamenti Evropian, Fondacioni Romët për Demokraci – Shkup, Këshilli i Evropës, Iniciativa për dialog dhe demokraci SILLBA, OSBE / ODIHR – Zyra për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut, AP OSBE, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup dhe nga Shoqata e qytetarëve “Civil” – Qendra për Liri, Shkup.
KSHZ do të lëshojë bexha për çdo vëzhgues të akredituar, e i cili do ta ketë për detyrë ta respektojë Kodin për rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore për vëzhguesit vendas dhe të huaj, i miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në seancë, KSHZ e informoi publikun që më 30 prill 2024 (e martë, në orën 00:00) skadon afati i paraqitjes së personave të sëmurë ose të pafuqishëm për votim, për Zgjedhjet Parlamentare 2024, të cilët në afatin e paraparë duhet që në komisionin komunal zgjedhor përkatës të dorëzojnë dokumentacionin e plotë që nuk janë në gjendje të votojnë në vendvotimin përkatës.
Ndërkaq, personat e sëmurë dhe të pafuqishëm që kanë dorëzuar kërkesë në komisionin komunal zgjedhor për rrethin e parë të Zgjedhjeve Presidenciale, nuk ka nevojë të dorëzojnë kërkesë të re për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Presidenciale.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE