Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për përcaktimin e renditjes së listave të kandidatëve për zgjedhjen e Presidentit të Republikës për vitin 2024.

Përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesve të listave të kandidatëve sipas rendit alfabetik të emrit të kandidatit kanë tërhequr numër me të cilin është përcaktuar lista e vetme e kandidatëve:

1. Stevo Pendarovski me numër rendor 1.

2. Gordana Siljanovska – Davkova me numër rendor 2.

3. Stevço Jakimovski me numër rendor 3.

4. Bujar Osmani me numër rendor 4.

5. Biljana Vankovska – Cvetkovska me numër rendor 5.

6. Arben Taravari me numër rendor 6 dhe

7. Maksim Dimitrievski me numër rendor 7.

Sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ta publikojë listën e vetme të caktuar të kandidatëve në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për shpërndarjen e lokacioneve të paneleve reklamuese dhe billbordeve në bazë të nenit 78-a të Kodit Zgjedhor për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content