Лого ДИК новости

Në seancë, KSHZ vendosi lidhur me kërkesat për mospranim të kryerjes së detyrës kryetar, zëvendëskryetar, anëtar dhe zëvendësanëtar i komisionit komunal zgjedhor dhe lidhur me to u bë përzgjedhja e rëndomtë e kryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet komunale zgjedhore për të cilat, Komisioni Shtetëror i Zgjedhje i ka pranuar nga kërkesat për moskryerje të detyrave përkatëse.

Gjatë kësaj, KSHZ u bëri apel komisioneve komunale zgjedhore të veprojnë me profesionalizëm sa më të lartë në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive, për të cilat e kanë kompetencën për t’i zbatuar në pajtim me Kodin Zgjedhor dhe me aktet nënligjore të miratuara nga KSHZ-ja.

Kërkesat e shpeshta për moskryerje të detyrave nuk duhet të jenë bazë për mosaktivitet të KKZ-ve për shkak se në përbërjen e KKZ-ve ka anëtarë dhe zëvendësanëtarë, ndërsa KKZ-të mund të punojnë në mënyrë efektive me shumicë të anëtarëve. Rëndësi të veçantë ka që KKZ-të përbëhen nga punonjës administrativë, të cilët në pajtim me Kodin Zgjedhor, e kanë për detyrë t’i zbatojnë aktivitetet zgjedhore, edhe më tepër për faktin që ata janë të liruar nga detyrat e punës në institucionet ku kanë të themeluar marrëdhënie pune dhe fitojnë kompensim me para në pajtim me rregulloret e KSHZ-së, me të vetmen arsye që puna të kryhet në mënyrë të ligjshme, profesionale dhe pa asnjë ngecje ose vonesë në raport me afatet.

Për më tepër, në KSHZ janë përcaktuar koordinatorë, të cilët e kontrollojnë dhe e lehtësojnë punën e KKZ-ve dhe prandaj nevojitet përgjegjësi, llogaridhënie dhe azhurnitet më i lartë nga ana e tyre.

Gjithashtu, KSHZ e theksoi rëndësinë për pjesëmarrje në trajnimet që i zbatojnë trajnuesit e certifikuar, për të gjitha KKZ-të dhe KZ-të, pavarësisht nëse janë ose nuk janë rishtazi të zgjedhur, për shkak se ky proces është i detyrueshëm dhe qëllimi kryesor i tij është profesionalizimi maksimal i organeve zgjedhore.

KSHZ lëshoi edhe autorizime për vëzhgim (gjithsej 13) lidhur me kërkesat e parashtruara nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës për akreditim të vëzhguesve për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 dhe Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content