Në seancë, KSHZ-ja bëri tërheqjen e shortit për shpërndarjen e lokacioneve të paneleve reklamuese dhe bilbordeve në bazë të nenit 78-a të Kodit Zgjedhor për zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në të njëjtën kohë, KSHZ-ja i vërtetoi listat me kandidatët për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024, të cilat sipas udhëzimeve nga KSHZ-ja duhet të ishin korrigjuar në afatin e përcaktuar ligjor.
Rrjedhimisht, është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e radhitjes në listat e kandidatëve për zgjedhjet për deputetë në bazë të nenit 31 paragrafi (2) pika 5 nga Kodi Zgjedhor për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të së cilës është përcaktuar një listë e vetme kandidatësh.
Në pajtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor, listën e vetme të përcaktuar të kandidatëve Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ta publikojë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE