Лого ДИК новости

Në seancën e KSHZ-së, lidhur me eventin e mbajtur për nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike për zgjedhjet presidenciale, ndërsa duke e pasur parasysh faktin që ky event është përmendur nga një pjesë e kandidatëve në lidhje me punën e Komisionit, fillimisht publikun e informoi si vijon:

  • Kandidatët dhe partitë politike duhet ta njohin Kodin Zgjedhor nëse marrin pjesë procesin zgjedhor, si dhe kompetencën e KSHZ-së, ndërsa jo në mënyrë të pabazë dhe paushall të bëjnë sulme të paverifikuara për punën e Komisionit.
  • KSHZ nuk është parti politike, as oponent politik i cilit do prej kandidatëve, ndërsa ky reagim nuk ka për qëllim të shërbejë si promovim për ato, por është i domosdoshëm për shkakun që Komisioni nuk mund të heshtë përballë sulmeve, presioneve dhe të pavërtetave që deklarohen lidhur me punën dhe vendimet e Komisionit.
  • KSHZ nuk ka kompetencë për të organizuar debate publike politike.
  • KSHZ nuk është kompetent për shpërndarjen e mjeteve financiare për partitë politike dhe kandidatët, por kjo është paraparë me Kodin Zgjedhor.
  • KSHZ nuk është propozues i autorizuar i Kodit Zgjedhor dhe nuk i përcakton rregullat në procesin e zgjedhjeve.
  • Kandidatët, nëse kanë vërejtje lidhur me kuadrin ligjor, ato duhet t’i zgjidhin në Kuvend, bashkërisht me partitë politike.
  • KSHZ vetëm e zbaton Kodin Zgjedhor dhe përkujdeset për organizimin e procesit zgjedhor në pajtim me kompetencat ligjore që i ka.

Në pajtim me të lartpërmendurën, KSHZ ka për qëllim të vërtetojë se nuk do të lejojë asnjë lloj ndërhyrjeje dhe ndikim mbi punën e vet nga ana partive politike dhe kandidatëve e as në kompetencat e Komisionit dhe me këtë reagim e mbron reputacionin profesional dhe integritetin institucional si dhe reputacionin dhe imazhin e procesit zgjedhor.

Në seancë, KSHZ miratoi Vendim për mbylljen e Listës Zgjedhore. Sipas ndryshimeve që janë bërë në të dhënat për qytetarët në Listën Zgjedhore, e të cilat kanë rezultuar nga Shikimi Publik, si dhe azhurnimi i të dhënave në Listën Zgjedhore në pajtim me dispozitat ligjore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e mbylli Listën Zgjedhore me gjendjen si vijon:

  • Për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill 2024:
    • numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 1.814.317.
  • Për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 8 maj 2024:
    • numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 1.815.350.

Njëkohësisht, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Udhëzimin për mënyrën e votimit në vendvotimet me më pak se 10 votues, në pajtim me të cilin, qytetarët prej 120 vendvotimeve në zonën e 33 komisioneve komunale zgjedhore, ku janë të evidentuar nga më pak se 10 votues, të drejtën e tyre të votës të garantuar me kushtetutë do ta realizojnë në vendvotimin më të afërt me më tepër se 10 votues.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content