Лого ДИК новости

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të mbajtur më 17 gusht 2021, u prezantua uebfaqja e re e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, si pjesë e projektit “Mbështetje për Reformat Zgjedhore” të Ambasadës së Zvicrës, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunimi -SDC, i zbatuar nga IFES – Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore dhe Unioni Kombëtar i Rinisë së Maqedonisë. Faqja e internetit do të ketë një prezantim të thjeshtuar të përmbajtjeve që do të sistemohen në fusha të tilla si: votuesit, pjesëmarrësit në zgjedhje, media dhe organet zgjedhore, si dhe mjete shtesë të qasjes që do të lehtësojnë qasjen dhe kontrollin e përmbajtjes nga votuesit me aftësi të kufizuara. Dizajni do të mundësojë qasje të shpejtë dhe të lehtë për të gjithë ata që janë të interesuar për procesin zgjedhor.

Në seancë u miratua Thirrja Publike për kontrollimin e të dhënave në Listën Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale për anëtarë të këshillave komunale dhe këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit më datë 17 tetor 2021 i cili do të fillojë më 21 gusht 2021. dhe do të zgjasë deri më 9 shtator 2021. Të gjithë qytetarët që duan të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore do të mund ta bëjnë këtë në formë elektronike në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve izbirackispisok.gov.mk ose në sec.mk, si dhe personalisht në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve .

Në bazë të nenit 50 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor, qytetarët gjatë kohëzgjatjes së shikimit publik, kërkesat për regjistrim, shlyerje dhe plotësim të të dhënave në Listën Zgjedhore mund t’i parashtrojnë me postë elektronike në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për cilin qëllim u miratua Udhëzimi për veprim gjatë pranimit të kërkesave për regjistrim, plotësim ose shlyerje të të dhënave në Listën Zgjedhore në formë elektronike në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Në të njëjtën kohë, u miratua një Plan Strategjik për TI i cili përcakton aktivitetet që do të kryhen për zbatimin e plotë të strategjisë së TIK të Komisionit Shtetëror Zgjedhor 2021-2024.

Në seancë gjithashtu u miratua Vendimi për ndarjen e mjeteve për komisionet komunale të zgjedhjeve për realizimin e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave komunalë dhe këshillin e Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit më 17 tetor 2021, për shpenzimet rrjedhëse që ndodhin në lidhje me realizimin e aktiviteteve zgjedhore dhe Vendimi për ndarjen e mjeteve avancë për njësitë dhe zyrat rajonale për të vizituar dhe siguruar vendvotimet dhe për sigurimin e mjete për mbrojtje nga COVID-19.

Gjithashtu në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u shqyrtuan kërkesat për mospranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, nënkryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të komisioneve komunale të zgjedhjeve, pas së cilës për kërkesat e pranuara nga komisioni u realizua zgjedhje e rastësishme e kryetarit , zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të komisioneve komunale të zgjedhjeve.

Aktet e miratuara nga kjo seancë do të publikohen në faqen zyrtare të internetit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content