Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 22 prill (e enjte) me fillim në ora 12 mbajti seancën e gjashtë në të cilën njëzërit u miratua procesverbali i seancës së pestë, Plani strategjik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024 dhe Udhëzimi për zbatimin e procedurës për kryerje të exante kontrolle për zbatimin e faturave për reklamim të paguar politik nga radiodifuzerët, mediat e shtypit dhe ato elektronike.

Dhe Qëllimi themelor i Planit strategjik të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024 të vihet strategji afatmesme, strategji katërvjeçare për përparimin e punës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve me anë të mbajtjes të sistemit zgjedhor kredibil, në mënyrë permanente zhvillimin dhe përparimin e procesit zgjedhor dhe mbështetje të përhershme për gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje për realizimin e drejtave të tyre zgjedhore. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve gjithashtu do të vazhdojë të punojë në pajtim me standarde ndërkombëtare dhe praktikave të mira për arsye të zbatimit të proceseve kualitative zgjedhore, ta garantoj profesionalizmin dhe pavarësinë e vet, ti forcoj kapacitetet e veta, ta rrisë informimin e opinionit si dhe të sigurojë qasje të barabartë gjinore në gjitha sferat nën kompetencat e veta.

Për të arritur këtë plani strategjik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për periudhën 2021-2024 I përmban shtatë prioritete në vijim, të cilat janë në pajtim me misionin, vizionin dhe fokusimin e veprimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

  1. Rritja e kualitetit të akteve nënligjore dhe zbatimi efikas i tyre;
  2. Përparimi i mënyrës dhe procedurës për udhëheqjen e listës zgjedhore;
  3. Përmirësimi i efikasitetit të aktiviteteve ndërmjet organeve zgjedhore;
  4. Rritja e vetëdijes, diturive dhe vetëbesimit të qytetarëve për procesin zgjedhor;
  5. Përparimi I diturive dhe aftësitë e administratës zgjedhore për zbatimin e procesit zgjedhor;
  6. Përmirësimi i organizimit të brendshëm dhe funkcionimi;
  7. Integrimi në aspekte gjinore në aktivitetet e KSHZ-së.

Udhëzimi për zbatimin e procedurave për kryerjen e exante kontrolit për zbatimin e faturave për reklamim të paguar politik nga radiodifuzerët, mediat e shkruara dhe elektronike në mënyrë të detajuar e rregullon mënyrën e kryerjes së këtij kontrolli dhe lëvizjen e dokumentacionit në njësitë organizative interne të KSHZ-së.

Seanca ishte e hapur për opinionin dhe e njejta mund të ndiqej drejtpërdrejtë përmes kanalit Jutjub të KSHZ-së: https://youtube.com/channel/UCn5bjQrKxUgN2TCXP7ylEMQ

Inçizimi nga kjo seancë edhe më tej është i kapshëm në këtë kanal.

 

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

 

Skip to content