Në mbledhjen e 59-të të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që u mbaj më datë 26.02.2020 u miratua Thirrja publike për kontroll të të dhënave në Listën e zgjedhësve për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, 12 prill 2020, me të cilën njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut se e njëjta do të fillojë më datë 26.02.2020 dhe do të zgjasë deri më 11.03.2020 deri në ora 24:00. Me këtë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i fton të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën e zgjedhësve që atë ta bëjnë në formë elektronike, në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në www.sec.mk, izbirackispisok.gov.mk, ose personalisht në njësitë dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në pajtim me ndryshimet e Kodit Zgjedhor, në këtë cikël zgjedhor, qytetarët të cilët në ditën e zgjedhjeve kanë mbushur 18 vjet dhe të cilët në ditën e shpalljes së zgjedhjeve nuk kanë pasur dokumente të vlefshme personale, do të jenë në Listën e Zgjedhësve. Është me rëndësi të theksohet se megjithëse ky grup i qytetarëve do të jetë në listën e zgjedhësve, të drejtën e votës do të mund ta realizojnë vetëm ata qytetarë të cilët në ditën e zgjedhjeve do të kenë dokumente të vlefshme personale.

Ndërsa qytetarët të cilët nuk kanë pasur dokumente të vlefshme në ditën para shpalljes së zgjedhjeve, nuk do të jenë në Listën e zgjedhësve. Kjo kategori e qytetarëve do të duhet të parashtrojë kërkesë për regjistrim në Listën e zgjedhësve si dhe t’i ripërtërijë dokumentet personale.

Më tutje është miratuar edhe Rregullorja për rregullim të procedurës për grumbullim të nënshkrimeve dhe të mënyrës së përcaktimit të noterëve, sipas të cilës të drejtë për të parashtruar listë të kandidatëve për deputetë kanë partitë e regjistruara politike në mënyrë pavarur, si koalicione si dhe grup zgjedhësish. Nënshkrimet e zgjedhësve në procedurën për kandidim për mbështetje të listave të kandidatëve të propozuara nga grup të zgjedhësve grumbullohen pranë personave zyrtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe pranë noterit kompetent, me çka shpenzimet për grumbullim të nënshkrimeve pranë noterit i bartë parashtruesi i listës. Grumbullimi i nënshkrimeve në procedurën për kandidim për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020 fillon më 26.02.2020 dhe mbaron më 6.3.2020.

Në mbledhjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve pas shqyrtimit për dokumentacion të plotë është miratuar edhe Regjistri i radiodifuzerëve, media të shtypit dhe media elektronike (internet portale) në pajtim me nenin 75-gj paragrafi (7) nga Kodi Zgjedhor, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë ata të cilët i kanë plotësuar kushtet.

Gjithashtu janë miratuar edhe Formulari B1 – Kërkesë për regjistrim në Listë zgjedhëse, B2 – Kërkesë për shlyerjen e të dhënave në Listë zgjedhëse dhe B3 – Kërkesë për ndryshimin e të dhënave në Listë zgjedhëse, me të cilat në këtë proces zgjedhor u jepet mundësi qytetarëve në formë elektronike të mund t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme në Listën zgjedhëse, në [email protected], me kërkesë përkatëse të nënshkruar e të skanuar dhe dokumentet e nevojshme të parashtruara – shtojcë me Kërkesën.

Me respekt,

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content