Лого ДИК новости

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në mbledhjen nr. 83, të mbajtur më 27 shkurt 2024 e miratoi Thirrjen publike me të cilën i njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që shikimi publik në të dhënat publike në Listën Zgjedhore do të fillojë më 28 shkurt 2024 dhe do të zgjasë deri më 18 mars 2024, në orën 24:00.

U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore, këtë ta bëjnë në mënyrë elektronike në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe personalisht në seksionet dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilat do të punojnë çdo ditë në periudhën prej orës 08:00 deri në orën 20:00 e të cilat gjenden në hapësirat e komunave, gjë që është publikuar në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Për atë qëllim, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi edhe Udhëzimin për zbatim të shikimit publik në Listën Zgjedhore për Zgjedhjet presidenciale 2024 dhe për Zgjedhjet parlamentare 2024.

Gjithashtu, Komisioni miratoi Vendim në lidhje me Kërkesën për miratim të vendimit në pajtim me nenin 48 paragrafi (1) i Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, të parashtruar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, me të cilin refuzohet Kërkesa, duke e pasur parasysh që nuk i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj sipas nenit përkatëse, për veprim nën kompetencë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke e pasur parasysh se nuk në lidhje me çështje juridike, financiare dhe për të punësuarit, çështje e cila ndërlidhet me organizimin e zgjedhjeve dhe është në lidhje me punën e rregullt të institucionit.

Gjithashtu, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Udhëzimin për vëzhgim të zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore, që ka për qëllim të ofrohen udhëzime për mënyrën e akreditimit të vëzhguesve të zgjedhjeve dhe zbatimin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore nga vëzhguesit e akredituar. Kërkesë për të fituar cilësinë e vëzhguesve mund të parashtrojnë: shoqatat vendase dhe organizatat e huaja, organizatat ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja.

Si rrjedhojë e aktit të lartpërmendur, Komisioni e miratoi edhe Kodin për vëzhgim të zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill 2024 dhe vëzhgim të zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 2024 që do të mbahen më 8 maj 2024 dhe procedurën për kryerjen e misionit vëzhgues të vëzhguesve të akredituar, ndërsa në funksion të përmirësimit të integritetit dhe transparencës së procesit zgjedhor.

Për qëllim të zbatimit të një procesi legjitim dhe transparent zgjedhor, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Konkluzion me të cilin vazhdojnë të vlejnë rregulloret e cekura më poshtë, ndërsa të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për të gjithë organet zgjedhore për të cilët do të mbahet edukim i detyrueshëm, ndërsa janë me rëndësi edhe për pjesëmarrësit në zgjedhjet, votuesit dhe mediat:

– Udhëzimi për fletat e vlefshme dhe të pavlefshme, nr. 10-689/1 nga 3.3.2020;

– Udhëzimi për shpërndarjen e panove dhe bilbordeve për reklamim nëpërmjet tërheqjes së shortit (në pajtim me nenin 78-a të Kodit Zgjedhor), nr. 10-691/1 nga 3.3.2020;

– Udhëzimi për paraqitje dhe votim të personave të pafuqishëm ose personave të sëmurë, nr. 11-1764/1 nga 25.8.2021;

– Udhëzim për votim të personave që janë në paraburgim shtëpiak (neni 113 i Kodit Zgjedhor), nr. 10-694/1 nga 3.3.2020;

– Udhëzim për votim të votuesve, të cilët janë anëtarë të këshillave zgjedhorë që e zbatojnë votimin në përfaqësitë diplomatike konsullore, përkatësisht në zyrat konsullore (neni 113-b i Kodit Zgjedhor) nr. 10-690/1 nga 3.3.2020;

– Udhëzim për mënyrën dhe procedurën për vendosje lidhur me kundërshtimet në kompetencë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 11-2486/1 nga 10.10.2021;

– Udhëzim për mënyrën dhe procedurën për paraqitje dhe votim në institucione të veçanta për kujdes jashtë familjes (Shtëpi për pleq) nr. 10-783/1 nga 9.3.2020;

– Udhëzim për mënyrën dhe procedurën për vendosje lidhur me kundërshtimet në kompetencë të komisioneve komunale zgjedhore, nr. 11-2350/1 nga 1.10.2021;

– Udhëzim për komisionet komunale zgjedhore dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, për sigurimin, ruajtjen, menaxhimin dhe distribuimin e materialit zgjedhor nr. 11-2223/1 nga 23.9.2021;

– Udhëzim për angazhim të personave nga radhët e të punësuarve në sektorët për teknologji informatike në administratën shtetërore, publike, komunale dhe administratën e Qytetit të Shkupit ose teknikë të jashtëm për TI, nr. 11-2117/1 nga 17.9.2021;

– Udhëzim për pranimin, vendosjen dhe ruajtjen PIBV-ve që gjenden në hapësirat e KSHZ-së, nr. 11-1922/1 nga 9.9.2021.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Planin për komunikim dhe koordinim ndërmjet organeve zgjedhore, që ka për qëllim të arrihet një bashkëpunim më efikas, më i lehtë dhe më i unifikuar ndërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe komisioneve komunale zgjedhore gjatë përgatitjes dhe zbatimit të Zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të fitohen përgjigjet e njëjta për problemet që janë shfaqur gjatë procesit të punës së tyre, përkatësisht përgjigje identike për pyetjet e njëjta.

Në pajtim me Planin aksional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për avancimin e ndjeshmërisë gjinore, Komisioni miratoi Udhëzim për dokumente të karakterit të ndjeshëm gjinor, me të cilin vendosen rregulla për krijimin e dokumenteve me karakter të ndjeshëm gjinor në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Nëpërmjet këtij udhëzimi promovohet inkluzivitet, respektohen dallimet dhe mbështetet barazia në komunikimet me shkrim.

Mënyra se si do të realizohet grumbullimi i sistematizuar dhe prezantimi i të dhënave të ndara sipas gjinisë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe organet zgjedhore në nivel më të ulët, është përcaktuar në Udhëzimin për grumbullimin dhe prezantimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë, që u miratua në këtë mbledhje.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e miratoi Vendimin me të cilin përcaktohet shuma maksimale e mjeteve të nevojshme për marrjen me qira të hapësirave në pronësi private për zbatimin e votimit, në ato vendvotime ku nuk ka objekte publike, hapësira të cilat i plotësojnë kushtet ligjore për zbatimin e votimit, ndërkaq në pajtim me aktvendimet për përcaktimin e vendvotimeve në pjesën e objektit për votim.

Gjithashtu, Komisioni e miratoi Raportin vjetor për llogarinë përfundimtare të KSHZ-së për vitin 2023.

Aktet e miratuara nga kjo mbledhje do të jenë të publikuara në ueb faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content