Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i demanton në tërësi dezinformatat dhe shpekulimet që po përhapen nëpër mediume në raport me materialin e besueshëm zgjedhor për gjoja tetëdhjetë mijë fletëvotime të shtypura provuese.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve ka kontrollë të plotë mbi tërë procesin zgjedhor, posaçërisht mbi shtypjen e materialit të besueshëm zgjedhor.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i njofton të gjithë qytetarët se ekstraktet e Listës zgjedhore janë të shtypura, të kontrolluara, të konfirmuara dhe të nënshkruara nga të gjithë anëtarët e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Gjithashtu, janë shtypur edhe fletëvotimet dhe po paketohen për shpërndarjen e tyre deri te komisionet kompetente komunale zgjedhore gjatë ditëve të ardhshme.

Njëherit, dëshirojmë të ju informojmë se gjatë këtyre ditëve në zyrat e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve do të zbatohet votimi i anëtarëve të këshillave zgjedhorë të cilët do të zbatojnë votimin në përfaqësitë diplomatiko-konsulare dhe zyrat konsulare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content