Më datë 10.07.2023 përfaqësues nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve morën pjesë aktive në takimin onlajn i cili shërbeu si sesion hyrës në Programin e Certifikimit Ndërkombëtar për Menaxhim e Riskut të Korrupsionit -PCNMRK (International Certificate in Corruption Risk Management- ICCRM) të Institutit të Autorizuar për Financat Publike dhe Kontabilitet (Chartered Institute of Public Finance and Accountancy-CIPFA) si pjesë e programit për parandalimin e korrupsionit, zhvilluar në bashkëpunim me Zyrën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa e mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Reforma Zgjedhore IFES.

Programi synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve në shtet dhe e njëjata synon zbatimin, menaxhimin dhe monitorimin e zbatimit të rreziqeve nga korrupsioni dhe planeve për integritet në nivel shtetëror në të gjitha subjektet e sektori publik.

Ky program do të realizohet në periudhën prej mujit korrik deri në muajin dhjetor të vitit 2023.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content