Sipas ndryshimeve në kodin zgjedhor, të gjithë shtetasit mbi 18 vjeç nga dita e zgjedhjeve, sipas aktit për shpalljen e zgjedhjeve, të cilët kanë vendbanim në territorin e Republikës së Maqedonisë, regjistrohen në lista e votuesve.
Këto të dhëna për qytetarët i MPB-ja dorëzon në KSHZ.
Në përputhje me dispozitën kalimtare të ndryshimeve në kodin zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e vitit 2024, zgjedhësit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi vlefshmëria e së cilës ka skaduar në periudhën 9 mujore deri në datën ditën e zgjedhjeve.
Kjo do të thotë konkretisht se:
- Në Zgjedhjet Presidenciale do të mund të votojnë shtetasit të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar për çfarëdo arsye (me ligj ose për shkak të afatit) nga data 24.07.2023 deri në ditën e zgjedhjeve më 24.04.2024 dhe
- Në Zgjedhjet Parlamentare do të mund të votojnë shtetasit të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar për çfarëdo arsye (me ligj ose për shkak të afatit) nga data 08.08.2023 deri në ditën e zgjedhjeve 08.05.2024.
Ky njoftim do të jetë pjesë përbërëse e Udhëzimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për mënyrën e përcaktimit të identitetit të votuesve, sipas të cilit KSHZ-ja do të kryejë edhe trajnimin ligjor të obligueshëm për të gjitha këshillat zgjedhore.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE