Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e sotme nr. 84 i miratoi Regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portalet) për Zgjedhjet për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Regjistrin e radiodifuzerëve, mediave të shtypit dhe mediave elektronike (internet portalet) për Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga gjithsej 333 kërkesa prej mediave, për reklamim të paguar politik për zgjedhjet presidenciale, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i vërtetoi kërkesat e 37 televizioneve, 35 radio stacioneve, 11 mediave të shtypit dhe 249 internet portaleve. Dy televizione, tre radio stacione do të duhet të dorëzojnë korrigjim të listave të çmimeve në pajtim me nenin 75-gj, paragrafin (11) të Kodit Zgjedhor. Gjithsej tetë subjekte juridike me 10 portale, 1 podkast dhe 1 radio janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kushteve për regjistrim të mediave për reklamim të paguar politik.
Nga gjithsej 334 kërkesa të parashtruara për reklamim të paguar politik, për zgjedhjet parlamentare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i vërtetoi kërkesat e 37 televizioneve, 35 radio stacioneve, 11 mediave të shtypit dhe 249 internet portaleve. Dy televizione, tre radio stacione do të duhet të dorëzojnë korrigjim të listave të çmimeve në pajtim me nenin 75-gj, paragrafin (11) të Kodit Zgjedhor. Gjithsej tetë subjekte juridike me 10 portale, 1 podkast dhe 1 radio janë refuzuar për shkak të mospërmbushjes së kushteve për regjistrim të mediave për reklamim të paguar politik.
Kundër aktvendimeve për refuzimin e mediave që nuk i plotësojnë kushtet për regjistrimin për reklamim të paguar politik, pala e pakënaqur ka të drejtë që në afat prej 24 orësh, nga pranimi i aktvendimit të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Regjistri i mediave që do të realizojnë reklamim të paguar politik dhe listat e çmimeve do të jenë në dispozicion dhe publike në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE