Në hapësirat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve sot është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në periudhën 2023-2026.
Me këtë Memorandum, të dyja palët pajtohen për bashkëpunim të ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor, sigurimin e ekspertizës ndërkombëtare dhe vendore për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave të mira dhe bashkëpunimin me komisionet e tjera zgjedhore dhe palët e interesuara, organizimin e trajnimeve dhe zhvillimin e materialeve për trajnime.
Në takim, kryetari Aleksandar Dashtevski dhe anëtarët e pranishëm të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me ambasadorin Kilijan Val, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, biseduan për sfidat me të cilat përballet KSHZ-ja, për reformat zgjedhore dhe në përgjithësi për avancimin e proceseve zgjedhjeve në shtetin tonë.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE