Lista e informatave publike
Me Dekret të Kryetarit të Republikës së Maqedonisë për shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nr. 07-2948/1 të datës 02 korrik 2004 (Gazeta Zyrtare e RM nr. 46/2004) formohet Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve si person juridik.
Adresa:
Shën Kirili dhe Metodi numër 54 (ndërtesa Nova Makedonija – kati i 4 -ët) 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut Telefon: + 389 2 3244 744 Faks: + 389 2 3244 745
Faqja e internetit:
www.sec.mk
Posta elektronike:
[email protected]
[email protected]
[email protected]
Personat e autorizuar të kontaktit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik:
- Angelço Ristov – tel. 02 3244 744 dhe 078 339 250
Mail: [email protected] - Ivana Kostadinoska – tel. 02 3244 744 dhe 078 250 760,
Mail: [email protected]
Personat e autorizuar si oficerë për mbrojtjen e të dhënave personale:
- Tanja Milloshevska – tel. 02 3244 744 dhe 076 237 573
Mail: [email protected] - Angella Avramoska – tel. 076 381 701
Mail: [email protected]
Personi i autorizuar për bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane:
- Neda Spasenoska – tel. 02 3244 744 dhe 075 451 471
Mail: [email protected]
Personi i autorizuar për komunikim me qytetarët që kanë një lloj dhe shkallë të aftësisë së kufizuar:
- Gabriella Mihajllovska – tel. 02 3244 744 dhe 076 381 729
Mail: [email protected]
Personat e autorizuar për implementimin e sistemit të integritetit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve:
- Tanja Milloshevska – tel. 02 3244 744 dhe 076 237 573
Mail: [email protected] - Angella Avramoska – tel. 076 381 701
Mail: [email protected]
KOMPETENCAT E KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE:
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kujdeset për ligjshmërinë në përgatitjen dhe realizimin e zgjedhjeve në pajtim me këtë kod dhe bën mbikëqyrje të punës së organeve zgjedhore.
- Komisioni Shtetëror Zgjedhor kërkon të dhëna nga organet kompetente për të punësuarit në administratën shtetërore, komunale dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe për administratën publike dhe e emëron përbërjen e komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe Komisionin Zgjedhor të Qytetit të Shkupit;
- jep udhëzime, sqarime dhe rekomandime për zbatimin e dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të tjera që lidhen me çështjet e lidhura me zgjedhjet;
- shkarkon secilin anëtar të një organi zgjedhor në rast të punës së kundërligjshme;
- e kontrollon ligjshmërinë në punën e organeve zgjedhore dhe ndërmerr masa kur konstatohet cenimi i ligjshmërisë në përgatitjen, procedurën e kandidimit, zbatimin dhe konfirmimin e rezultateve nga zgjedhjet, si dhe në zbatimin e udhëzimeve dhe rekomandimeve të dhëna nga ai;
- i konfirmon dhe shpall listat e kandidatëve për zgjedhjen e kryetarit, dhe për zgjedhjen e deputetëve dhe me short e përcakton radhitjen e tyre;
- me short e përcakton radhitjen e listës së vetme të kandidatëve për anëtarë të këshillit, përkatësisht kryetar të komunës.
- miraton program dhe zbaton standarde për edukimin e detyrueshëm të të gjitha organeve zgjedhore dhe e koordinon të njëjtin;
- bën edukimin e detyrueshëm të anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore, përkatësisht Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Shkupit para çdo zgjedhje dhe u lëshon certifikata, në mënyrë dhe afate të përcaktuara me program;
- e përpilon formularin e certifikatës për përcjelljen e trajnimit të anëtarëve të organeve zgjedhore;
- përcakton standarde unike për materialin zgjedhor, kujdeset për sigurimin e tij dhe e përcakton llojin e mjetit me të cilin shënohen dhe kontrollohen personat që kanë votuar (llambat UV, spërkës dhe jastëku prej grafiti);
- përpilon formularë për zbatimin e zgjedhjeve dhe formularë për grumbullimin e nënshkrimeve nga zgjedhësit dhe deputetët për propozimin e kandidatëve, dhe i shpall në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë”;
- гe përcakton mënyrën e përdorimit dhe ruajtjes së materialit zgjedhor;
- e përcakton cilësinë, formën, madhësinë, ngjyrën dhe numrat serikë të fletëvotimeve;
- e organizon shtypjen e fletëvotimeve dhe të listave të kandidatëve dhe furnizimi i sistemit të identifikimit të zgjedhësit ;
- гe dorëzon, pranon dhe ruan materialin zgjedhor në komisione dhe prej komisioneve komunale të zgjedhjeve, përkatësisht Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit;
- ГE ruan materialin zgjedhor nga zgjedhjet për kryetar të Republikës, për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe referendum në nivel shtetëror
- e informon dhe edukon opinionin për mënyrën e votimit dhe për zbatimin e së drejtës zgjedhore;
- miraton kodeksin për rregullat e vëzhgimit në zgjedhje të vëzhguesve vendorë dhe të huaj në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe u siguron dokumente për identifikim;
- bën kontrollin e vendvotimeve në ditën e zbatimit të zgjedhjeve ku janë paraqitur parregullsi gjatë votimit;
- гi konfirmon me aktvendim listat e pranuara të kandidatëve ose i refuzon, nëse nuk janë përpiluar në pajtim me dispozitat e këtij kodi;
- miraton rregullore me të cilën përcaktohen kriteret për mënyrën dhe procedurën e zgjedhjes dhe shkarkimit të kryetarit, zëvendësit të tij, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në organet zgjedhore;
- i mbledh dhe konfirmon rezultatet nga votimi për listat e kandidatëve në nivelin e njësisë zgjedhore;
- i shpall rezultatet e para nga zgjedhjet e zbatuara për kryetar të Republikës, për deputetë, për këshilltarë dhe kryetar të komunës, në bazë të të dhënave nga procesverbalet e organeve zgjedhore;
- i shpall rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet e zbatuara;
- u lëshon certifikata kandidatit të zgjedhur për kryetar të Republikës dhe kandidatëve të zgjedhur për deputetë;
- miraton rregullore dhe udhëzim për kompensimin e anëtarëve të organeve zgjedhore dhe administratën zgjedhore, në bazë të numrit të zgjedhësve, llojit, ndërlikueshmëria si dhe vëllimi i punëve dhe kohëzgjatja e përfundimit të tyre;
- në Kuvend paraqet raport për zgjedhjet e zbatuara brenda 45 ditëve nga dita e publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në nivel të komunës, Qytetit të Shkupit, gjegjësisht njësisë zgjedhore ku bëhet zgjedhja dhe pasqyrën finansiare dhe e shpall në faqen e vet të internetit ;
- bën shpërndarjen e kompensimit të shpenzimeve kandidatëve të zgjedhur pas raportit financiar të paraqitur, dhe e shpall në faqen e vet të internetit;
- e miraton aktin për organizimin dhe sistematizimin e shërbimit profesional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në suaza të së cilës organizohet dhe sistemohet shërbimi juridik dhe formohen trupat ndihmëse;
- i boton në shtypin ditor përshkrimet e vendvotimeve;
- bën evidencë të së drejtës për zgjedhje dhe kujdeset për të dhënat personale të qytetarëve të përmbajtura në Listën zgjedhore;
- bën kontrollin e integritetit të bazës së të dhënave të Listës zgjedhore;
- e nënshkruan Listën zgjedhore, përkatësisht ekstraktet e Listës zgjedhore në të cilat votohet, më së voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve;
- realizon kontakte me asociacionet dhe organizatat ndërkombëtare që kanë autorizim t’i vëzhgojnë zgjedhjet, përkatësisht referendumin në nivel shtetëror, për çështje të lidhura me Listën zgjedhore;
- paraqet të dhëna në mjetet e informimit publik për numrin e zgjedhësve të regjistruar në Listën zgjedhore të nënshkruar, përkatësisht certifikatat;
- miraton Rregullore me të cilën rregullohet mënyra e punës dhe vendosja e anëtarëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve;
- vendos për kundërshtimet në bazë të inspektimit në materialin zgjedhor dhe provave të tjera;
- në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, miraton rregullore për mënyrën e veprimit të policisë gjatë kohës së mbajtjes së zgjedhjeve;
- sjell udhëzim për zgjidhje të kundërshtimeve dhe ankesave;
- e vëzhgon fillimin dhe përfundimin e fushatës zgjedhore dhe merr masa të parapara me këtë kod;
- e cakton formularin për paraqitje të votimit në PDK përkatësisht zyra konsullore;
- i formon këshillat e zgjedhjeve për votim të PDK respektivisht zyrat konsullore këshilli zgjedhor për votim të anëtarëve të këshillave zgjedhore në PDK, respektivisht zyrat konsullore
- miraton Udhëzim për organizimin e votimit për anëtarët e këshillave zgjedhore në PDK, respektivisht në zyrat konsullore
- e dorëzon dhe e pranon materialin zgjedhor të dhe nga këshilli zgjedhor për votim të PDK respektivisht zyrat konsullore, nëpërmjet Ministrisë të Punëve të Brendshme;
- i mbledh dhe i verifikon rezultatet nga votimi për listën e kandidatit për zgjedhje të tre deputetëve, nga një nga njësia zgjedhore për teorinë në Evropë dhe Afrikë, në Amerikën Veriore dhe Jugore dhe në Australi dhe Azi;
- plotëson dhe dorëzon të dhëna statistikore për nevojat e Entit Shtetëror të Statistikës të Republikës së Maqedonisë;
- јpublikisht i shpall çmimet e mediave të shtypura dhe të radios në faqen e tyre të internetit;
- për seancat e veta ka procesverbale dhe procesverbalet e miratura i publikon në faqen e tyre të internetit në afat prej 48 orësh nga dita e miratimit”. dhe
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me këtë kod.
- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ngrit iniciativë për procedurë disiplinore, udhëheq procedurë të shkeljes, ose parashtron akuzë penale deri te organi kompetent, gjatë ekzistimit të bazave për dyshim se është bërë shkelje e dispozitave të këtij kodi.
- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në afat prej tri ditësh nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, paraqet kërkesë në organin e administratës shtetërore kompetent për udhëheqje të evidencës të nëpunësve shtetëror dhe publik dhe organet kompetente për paraqitjen e të dhënave për të punësuarit në administratën shtetërore dhe komunale, në administratën e Qytetit të Shkupit, si dhe në administratën publike, të sistemuar nëpër komuna sipas adresës së vendbanimit.
RREGULLАT:
- Kodi zgjedhor
- Rregullorja për sistematizimin e vendeve të punës në shërbimin professional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
- Rregullorja për organizim të brendshëm dhe fushëveprim të punës së shërbimit profesional të Komisionit Shtetëror të Zgjedhejve dhe organogrami
- Rregullorja e përkohshme për punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
- Plani strategjik i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
RAPORTET VJETORE TË KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE
FORMULARËT:
- Formularë për zgjedhjen e Kryetarit të RM
- Formularë për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e RM
- Formularë për zgjedhjen e Kryetarëve të Komunave dhe anëtarëve të Këshillave të Komunave dhe për zgjedhjen e Kryetarit të komunës she anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit
SEANCAT E KOMISIONIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE:
- Njoftime dhe thirje për seancë (rendi i ditës)
- Procesverbalet e miratuara në seancat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve
Kërkesë për qasje në informata me karakter publik:
- Formular për kërkesë për qasje në informata me karakter publik