LAJMËRIM
Në lidhje me nenin 78-a
(Panot e reklamave dhe bilborde)
Komunat në Republikën e Maqedonisë, qyteti i Shkupit dhe personat juridik që posedojnë panot e reklamave dhe bilbordet, janë të detyrueshme brenda 5 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjeve (më së voni deri më 11 gusht 2017) publikisht të publikojnë lokacionet dhe çmimet për marrje me qira të panove të reklamave dhe bilbordeve (në mënyrë të detyrueshme në faqet e internetit të tyre ose buletinat ose në mediat – të shtypura dhe elektronike).
Numri maksimal i panove të reklamave dhe bilbordeve, që mund të përdoren për reklamim politik të jetë 50% të numrit të përgjithshëm në territorin e komunës së caktuar, qytetit të Shkupit, përkatësisht në territorin ku një person i caktuar juridik menaxhon me ato.
Për shkak të ndarjes së lokacioneve për reklamimin politik me një short, që zbaton Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve, komunat, qyteti i Shkupit dhe personat juridike janë të detyruar lokacionet dhe çmimet për marrje me qira të panove të reklamave dhe bilbordeve t’i dorëzojnë deri te Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve.
Dorëzimi deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëhet personalisht në arkivin ose në mënyrë elektronike përmes adresës së postës elektronike [email protected], më së voni deri më 14 shtator 2017 deri në orën 16:30.
Komunat në Republikën e Maqedonisë, qyteti i Shkupit dhe personat juridik që nuk do të dorëzojnë të dhënat e kërkuara deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk do të marrin pjesë në shortin për ndarje të lokacioneve për reklamimin politik.
Lajmërim në lidhje me nenin 78-a (Panot e reklamave dhe bilborde).pdf