Asambleja e Përgjithshme dhe Konferenca Plenare e Shoqatës Ndërkombëtare të Grave për Administrimin Zgjedhor (WEM-International) u mbajt në Pragë, Republika Çeke, më 8-9 nëntor 2023.
Mbledhja statutore, e organizuar nga IFES Ukraine me mbështetjen e Zyrës Rajonale Evropiane të IFES, mblodhi së bashku përfaqësues të shquar të autoriteteve zgjedhore nga 18 vende të botës, duke përfshirë një përfaqësues nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.
Pjesëmarrësit shkëmbyen praktikat më të mira për integrimin e perspektivave gjinore në punën e organeve zgjedhore, duke shkëmbyer përvoja frymëzuese të lidershipit të grave në administratën zgjedhore. Në këtë aktivitet anëtarësimit të WEM-International iu bashkuan organet e reja zgjedhore dhe u zgjodh Kryesia e Komitetit Ekzekutiv. Pjesëmarrësit bashkërisht zhvilluan vizionin strategjik të shoqatës për dy vitet e ardhshme.
Gjatë aktivitetit u organizua punëtoria “Aleatët për Barazi” nga RENEWE – Rrjeti Rajonal Evropian për Fuqizimin e Grave në Zgjedhje.
Nëpërmjet disa sesioneve interaktive, pjesëmarrësit fituan njohuri dhe aftësi për trajtimin e llojeve të ndryshme të dhunës me bazë gjinore dhe ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës së tillë, veçanërisht në hapësirën online.
KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE