Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, prof. d-r Aleksandar Dashtevski në intervistë për MIA thotë që në mënyrë intensive po punohet për përgatitjet për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare më 8 maj. Dashtevski e sqaron procedurën për votim në zgjedhjet duke e pasur parasysh se për zgjedhjet e dyfishta, votuesit do të mund të dalin vetëm një herë për të votuar. Gjithashtu, ai u bën thirrje votuesve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në mënyrë të denjë dhe pa presione më 8 maj si dhe të kemi zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira.

– Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për rrethin e dytë dhe disa punë tashmë janë kryer për rrethin e dytë, punë përgatitore po zhvillohen edhe më mirë, madje është punuar edhe gjatë fundjavave. Të premten e përcaktuam si do të duket fletëvotimi që do të përdoret për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa fletëvotimet tjera për zgjedhjet paralamentare janë në proces të shtypit, procesverbalet dhe materialet tjera konfidenciale janë kah fundi, ashtu që tanimë jemi në shkallë të mirë të përgatitjes, tha Dashtevski.

Janë kthyer të gjitha pajisjet për identifikim biometrik, ndërsa pastaj futen të dhënat për rrethin e dytë të zgjedhjeve, shtoi kryetari i KSHZ-së, duke theksuar që personat e angazhuar për zgjedhjet kanë punuar në mënyrë të palodhshme edhe gjatë fundjavave që të mund gjithçka të jetë e mbaruar me kohë. Dashtevski e theksoi edhe vlerësimin pozitiv që KSHZ e fitoi nga OSBE/ODIHR.

– Pra, shumë punë, megjithatë shpresoj që, pasi në rrethin e parë gjithçka përfundoi mirë, ja unë gjatë kësaj do kisha thënë – patjetër duhet cekur që një nga pikat e rralla të ndritshme nëse jo edhe e vetmja në raportin e OSBE/ODIHR-së është lëvdata për KSHZ-në, që mirë e ka kryer punën e vet, që nuk ishte rasti me organet tjera shtetërore. Donë të thotë, kur të vendosen individët e duhur në vendet e duhura, puna mund të kryhet mirë dhe kjo duhet të jetë praktikë te ne, të mos jetë përjashtim, deklaroi ai.

Video intervistën mund ta shihni në linkun më poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=asRp2R_MvnI&t=61s&ab_channel=MIAMediaInformationAgencyVIDEO

.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content