Sot, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski mori pjesë në panel diskutimin për “Fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore”, së bashku me ministrat dhe personat përgjegjës të institucioneve që kanë kompetenca në fushën e rreziqeve zgjedhore.

Në fjalimin e tij, Dashtevski e theksoi që mbrojtja e integritetit dhe drejtësia e zgjedhjeve janë elementet më të rëndësishme për mbajtjen e parimeve të demokracisë dhe se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vazhdimisht angazhohet për bashkëpunim të fuqishëm ndërinstitucional, ku palët e ndryshme punojnë krah për krahu me qëllim të ballafaqimit me sfidat dhe mbrojtjen e sistemit zgjedhor nga rreziqet.

“Në ballafaqimin me sfidat nga fusha e rreziqeve zgjedhore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk mund të punojë në mënyrë të izoluar. Me rëndësi thelbësore është qasja e përbashkët e cilat përfshin më tepër institucione në nivel të ndryshme të menaxhimit. Bashkëpunimi stimulon sinergji, duke i bashkuar ekspertizën, resurset dhe perspektivat për t’u ndërtuar strategji gjithëpërfshirëse, të cilat në mënyrën më adekuate do të ballafaqohen me rreziqet”, theksoi kryetari Dashtevski, në fjalimin e tij në diskutim.

Si partnerë kryesorë në bashkëpunimin ndërinstitucional për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore, Dashtevski theksoi që ministritë kanë rol të rëndësishëm për t’u siguruar zbatimi i papenguar i zgjedhjeve, agjencitë për siguri kibernetike, organizatat qytetare dhe mediat.

Në fund të fjalimit të tij, kryetari i KSHZ-së u bëri apel të gjithë përfaqësuesve të pranishëm nga institucionet dhe organizatat e përfshira t’i mbajnë partneritetet dhe se vetëm me punë të palodhshme mund të minimizohen rreziqet zgjedhore.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional nuk është vetëm domosdoshmëri pragmatike, por edhe imperativ moral për mbrojtjen e integritetit të proceseve tona zgjedhore. Si kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, apel për të gjithë ju të angazhohemi të mirëmbajmë partneritete, të krijojmë aleanca dhe të punojmë pa lodhje me institucionet-partnerë për t’i minimizuar rreziqet zgjedhore dhe t’i përkrahim idealet demokratike në bazë të cilave është ndërtuar shteti ynë. Së bashku, mund ta fuqizojmë demokracinë, duke u siguruar që zëri i secilit qytetar do të jetë i dëgjuar dhe secili zë ka rëndësi”, shtoi Dashtevski.

Panel diskutimi “Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve për vlerësimin e rreziqeve zgjedhore” u realizua me organizim nga Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Ohër.

KOMISIONI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE

Skip to content