Në bazë të nenit 34 të Rregullores së përkohshme, numër 01-1089/1 të datës 04.07.2016, neni 31 paragrafi (2) alinea 10 e Kodit zgjedhor („Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë„ nr. бр. 40/06, 136/08, 148/08, 155/08, 163/08, 44/11, 51/11, 54/11, 142/12, 31/13, 34/13, 14/14, 30/14, 196/15, 35/16, 97/16, 99/16, 136/16 и 142/16), Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur më 19.10. 2016, miratoi këtë
KONKLUZË
për vlefshmërinë dhe zbatimin e formularëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, 11 dhjetor 2016
1) Me këtë Konkluzë përcaktohet se formularët për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të miratuara nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve dhe të shpallura në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë numër 88 të datës 6 maj 2016 dhe në VEB faqen e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, janë të VLEFSHËM dhe do të ZBATOHEN edhe për „Zgjedhjet e parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, 11 dhjetor 2016 “.
2) Kjo konkluzë hyn në fuqi në ditën e miratimit…(më shumë)